Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka mundësuar që një qytetar që tentonte të hidhej nga Ura e Bosforit të heqë dorë nga akti i vetëvrasjes.
Shekulli Agency
“Thuaj: Ai është udhërrëfyes dhe shërim…” 41:44
A është Kurani shërim ?
Kurani Fisnik është shërim prej vesveseve, problemeve shpirtërore, brengave, hidhërimit, shërim për zemrën nga epshet dhe dyshimet. Pra ai është shërim për zemrën. Siç thotë Allahu Xhela ue ‘Ala ka thënë:“O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja.” 10:57 Allahu Te’ala ka thënë: “… dhe t’i shërojë zemrat e besimtarëve.” 9:14Pra Kurani është ilaç (por jo vetëm kur të jesh në zor) thotë Hoxha Remzi Isaku, ta dëgjojmë videon më poshtë:
Prokuroria Speciale ankohet për vështirësi gjatë punës pasi që LSDM-ja ende nuk ia ka dorëzuar materialet që prokuroria i ka kërkuar. Katica Janeva përmes një kumtese drejtuar mediave, ka bërë thirrje publike deri tek LSDM-ja dhe të gjithë ata që posedojnë ndonjë material që bie në kompetenca të sajë, t’ia dorëzojnë në afat sa më të shpejtë në mënyrë që të edhe hetimi të bëhet më shpejtë.
“Gjatë periudhës së fundit është shfaqur një interes i veçantë mbi veprimet tona lidhur me materialet që i kemi kërkuar nga LSDM-ja. Ju bëjmë me dije se bashkëpunimi me subjektet deri tek të cilët po drejtohemi është vështirësuar, prandaj gjatë mesit të muajit janar do të ju njoftojmë për qëndrimin tonë lidhur me këtë bashkëpunim të vështirësuar si dhe masat që do ti marrim për këtë gjë. Presim që materialet të na dorëzohen dhe të gjitha subjektet të bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Speciale.
Nga kabineti i Janevës gjithashtu tërhoqën vërejtjet për etiketimet dhe akuzat që u drejtuan në adresë të këtij trupi. Prokuroria Speciale gjithashtu kërkon që mos të jetë objekt i konfrontimeve politike.
“Apelojmë deri tek të gjitha subjektet që të përmbahen nga etiketimi i kësaj Prokurorie Publike dhe të mos e vendosin atë në funksion të realizimit të qëllimeve të ndryshme politike. Kjo pasi që për momentin gjëja më e rëndësishme është që të bëjmë hetime të pavarura dhe profesionale”, qëndron në kumtesë.
Megjithë vështirësitë, nga kabineti i Janevës thonë se tashmë kanë filluar disa procedura para-hetimore për më shumë lëndë, por duke mos saktësuar se për cilat lëndë bëhet fjalë. Prokuroria Speciale nuk dëshiron të japë më shumë detaje për lëndët që po i heton për të mos dëmtuar procesin e hulumtimit. Janeva ka njoftuar se janë kryer tenderët për ndërtimin e objektit ku ajo me ekipin e sajë do të vendoset, dhe priten edhe disa certifikate të sigurisë për disa prokurorë që duhet të shqyrtojnë dokumentet të klasifikuara si sekret shtetëror./SHENJA/
Ferikan Iljazi
Mediat kosovare raportojnë se fëmija u qëllua për vdekje në momentet derisa po hante ushqimin në një lokal kur ndodhën të shtënat me armë zjarri.
Fëmija 9-vjeç Ylber Malaj u vra mbrëmë nga të shtënat e armëve në një lokal në fshatin Strellc i Epërm, afër Deçanit. Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një të dyshuar, i cili për arsye të panjohura ka qëlluar me armë në drejtim të një lokali, i cili në atë kohë kishte disa njerëz.
“Nga shkëmbimi i zjarrit, viktima, djaloshi 9 vjeçar pësoi lëndime të rënda nga të cilat më vonë vdiq”, thuhet në kumtesën e policisë.
Mediat kosovare raportojnë se fëmija u qëllua për vdekje në momentet derisa po hante ushqimin në një lokal kur ndodhën të shtënat me armë zjarri, të cilat u paraprinë nga një zënkë mes dy personave.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, një karikator të zbrazët dhe 15 predha të kalibrit 7.62 mm. I dyshuari u arrestua me urdhër të prokurorit.
Kjo është tragjedia e dytë brenda një javë në të njëjtin fshat, pasi javën e kaluar u gjet e vrarë 24-vjeçarja Donjeta Pajaziti, e cila disa javë llogaritej si e zhdukur.
Fjalimet dhe deklaratat e Erdoganit do të transmetohen drejtpërsëdrejti edhe nga faqja zyrtare e internetit të Presidencës.
Fjalimet për shtyptë Erdoganit do të mund të shihen në tërë botën nëpërmjet faqes web të Presidencës në adresën “www.tccb.gov.tr“.
Edhe fjalimi i Erdoganit që do të mbajë në Mbledhjen e 17-të Myftarëve që do të zhvillohet në Kompleksin Presidencial, do të transmetohet nga interneti duke mundësuar kështu ndjekjen e mbledhjes nga tërë bota.
Me anë të këtij shërbimi, fjalimet e Presidentit Erdogan, do të ndiqen drejtpërsëdrejti brenda dhe jashtë vendit nga të gjithë ata që përdorin internetin pa pasur nevojë për asnjë mjet tjetër.
Vladimir Putini, të cilit Presidenti Rexhep Tajip Erdoan i kishte thënë se “po bombardonte turkmenët dhe jo DAESH-in”, është përballur me një akuzë të rëndë të Organizatës Ndërkombëtare të Amnistisë (Amnesty International).
Organizata me seli në Londër ka deklaruar se udhëheqja ruse ka kryer krime lufte duke vrarë civilët në sulmet ajrore që kryen në Siri.
Në sulmet ajrore që Rusia më 30 shtator ka filluar te kryejë në Siri kanë vdekur më shumë se 200 civilë, bën të ditur Amnesty International në raportin e saj, i cili më shumë është përqendruar në 6 operacionet që Rusia ka kryer deri muajin e kaluar në Siri.
Sipas raportit në fjalë administrata e Moskës kryen krime lufte duke marrë ngandonjëherë drejtpërdrejt në shënjestër civilët ose vendbanimet civile.
Drejtori i programit të organizatës për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Philip Luther tha se “Rusia duhet të heqë dorë nga përdorimi bombave thërrmuese dhe bombat pa objektiv në zonat e banuara nga civilët”.
Deklaratat që bëjnë autoritetet ruse se “po godasin objektivat terroriste” nuk është më shumë se sa një pretendim, shkruan raporti i Amnesty International dhe bën këtë paralajmërim: “Duket që në shënjestër merren zona, ku nuk ka objekte ushtarake dhe në shumicën e rasteve janë institucione shëndetësore si p.sh. spitalet. Si pasojë e këtyre sulmeve vriten dhe plagosen civilët”.
Edhe Presidenti Erdoan disa ditë më parë deklaratave të Putinit “nuk e dija që atje kishte turkmenë” u kishte dhënë këtë përgjigje: “Thonë që ‘neve nuk njoftoi njeri për turkmenët’. Nuk flasin drejtë. Zotit Putin ia kam thënë personalisht që “atje nuk ka DAESH, atje jetojnë turkmenët e Bajirbuxhakut.
“Përderisa ne punojmë mbi projekte të reja, një grup banditësh vetëm djegin, rrënojnë, shkatërrojnë dhe terrorizojnë rajonin”, deklaroi kryeministri i Turqisë, Davutoglu.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes kolektive të Ministrisë së Pyjeve dhe Çështjeve të Ujit dhe në takimin e Kuvendit të punës, kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka deklaruar se një grup banditësh po shkatërrojnë dhe terrorizojnë rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).
“Përderisa ne bëjmë hapjen e shumë objekteve të shërbimit, teksa ne punojmë mbi projekte të reja, të ashtuquajturit pretendues për mbrojtjen e të drejtave, një grup banditësh vetëm djegin, rrënojnë, shkatërrojnë dhe terrorizojnë rajonin duke bërë që qytetarët të braktisin vendbanimet e tyre. Dëshirojnë që njerëzit tanë të jenë viktima, pa punë dhe të paarsimuar. Bëjnë çdo gjë që rajoni të mbetet mbrapa. Por duhet ta dinë se ne këto nuk i kemi lejuar, nuk i lejojmë dhe nuk do ti lejojmë”, ka thënë kryeministri Davutoglu.
Ai theksoi se u ka kërkuar takim për bisedime liderëve të partive opozitare. “Kemi patur kritika dhe konkurenca politike ndaj njëri-tjetrit por shpresoj që edhe ata të shohin të njëjtën qasje dhe në 4 vitet e ardhshme të fillojë një periudhë ku interesin e vendit ta kenë mbi çdo interes politik. Dallimi ynë është se ne përfaqësojmë duke përfshirë të gjithë Turqinë”, potencoi Davutoglu.
Në shpërthimin që ka ndodhur në orën 02.05 (sipas orës lokale) në aeroportin “Sabiha Gökçen” të Stambollit janë plagosur dy vetë.
Një grua ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një shpërthimi që ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në aeroportin Sabiha Gökçen, që ndodhet në anën aziatike të Stambollit.
Zehra Yamaç, 30 vjeç, vdiq në spital për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë gjatë shpërthimit që ndodhi në pistën e aeroportit. Ndërsa punonjësja tjetër e pastrimit Canan Çelik Burgucu, e plagosur në dorë, vazhdon të kurohet në spital.
Ende nuk ka informacione për shkakun e shpërthimit që ndodhi në pistën e aeroportit ndërkombëtar. Në zonë u dërguan shumë policë dhe ekipe të zjarrfikëses.
Njësitë e sigurisë kanë marrë masa intensive në të gjitha rrugët që të çojnë për në aeroport.
Terminali i fluturimeve të brendshme dhe ai i linjave ndërkombëtare si dhe avionët që gjendeshin në pistë janë kontrolluar me imtësi.
Avionët kryejnë pa probleme uljet dhe ngritjet në këtë aeroport dhe të gjitha fluturimet realizohen sipas orareve të planifikuara.
Kryeministri Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë, ka dënuar veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, e cili sipas tij duhet të vetëdijësohet dhe të kuptojë që gjuajtja me vezë është një veprim kundër ligjor.
“Çështja e deklaratave të Vetëvendosjes se nuk do t`i lërë rehat anëtarët e Qeverisë kapërcen çdo normë ligjore. Vetëvendosje duhet t`i respektojë ligjet e këtij vendi”, ka deklaruar kryeministri Mustafa.
Në këtë mbedhje Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar projektligjin për kundërvajtje, atë për rregullat e komunikacionit rrugor.
Ndërsa ka miratuar projektligjin për tregtinë me produkte të Naftës dhe karburanteve të ripërtërishme në Kosovë, dhe themelimin e Këshillit Nacional për Persona me Aftësi të Kufizuar. /Mesazhi.com/
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk mund t’i ikin parapagimit të Radio Televizionit të Serbisë RTS, ndonëse në skemën televizive të këtij mediumi nacional shtetëror, nuk ka as një minut program në gjuhën shqipe.
Dikur në kohën e periudhës së Komunizmit, shqiptarët në Serbi, kishin të rezervuar në RTS, 15 minuta lajme në gjuhën shqipe, kurse tashti edhe pas ndryshimeve në jetën politike të Beogradit, ata vazhdojnë të injorohen, përbuzen, madje edhe të përjashtohen nga servisi publik shtetëror, për të cilën paguajnë a nuk e shikojnë fare.
Projektligji për mënyrën e përkohshëm rregullimit të pagesës së RTS-së, kap shumën e taksës prej 150 dinarësh e cila ngarkohet me faturat e energjisë elektrike, që nga 1 janar 2016. “Tarifa nuk do të jetë e ndarë në mënyrë specifike nga faturat e energjisë, por do të hyjë shumën, që qytetarët duhet të paguajnë në emër të energjisë së konsumuar”.
Në rast se ekonomitë shtëpiake i ikin mospagimit të kësaj takse përmes faturave të energjisë, ligji është i rreptë, do të shkyçen nga rrjeti elektrik!
Kur ligji dhe aktet nënligjore të jenë miratuar në Kuvendin republikan të Serbisë, atëherë do të lidhet një kontratë mes RTS-së dhe EPS-it, për parapagimin e televizionit dhe atyre, që do të lirohen nga kjo taksë.
Shërbimet nga Elektro Distribucioni i Serbisë, nuk përjashtojnë mundësinë që nga kjo taksë të lirohen: “Personat me aftësi të kufizuara, me 100 për qind paaftësi fizike; Personat e verbër; Personat, që kanë humbur dëgjimin e tyre dhe Pronarët e banesave dhe shtëpive, të cilët janë jo-rezidentët”.
Ky Projekt-ligji është në kundërshtim me ligjin ekzistues, ndaj pret shenjën jeshile për aprovim. Derisa këto dy ligje të mos shkrihen në një, Këshilli Drejtues RTS, mund të vendos një tarifë prej 500 dinarë për parapagim të qytetarëve pa e shkelur ligjin!
Një llogari e thjesht matematikore. Vetëm 30 mijë ekonomi shtëpiake, të paguajnë në muaj nga 150 din, taksa për RTS përmes faturës elektrike, do të kapte shumën e qindra mijëra dinarëve. E
nga buxheti republikan dhe aji komunal për mediet e pakta në gjuhën shqipe është qesharak dhe cinik!
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, e posaçërisht klasa e saj institucionale dhe politike, ndonëse është e zënë me përgatitjet rreth pritjes së Vitit të Ri, duhet të mendojnë pak edhe për këtë fenomen, i cili i godet qytetarët në drita dhe në informim.
Liderët institucionalë e politikë të Luginës së Preshevës, ndonëse në parim e kanë kundërshtuar parapagimin e RTS-së, madje edhe në emër të privatizimit të medieve lokale e shtetërore, ata nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për zgjidhjen e kësaj problematike.
Lugina e Preshevës, me privatizimin e medieve, që kishin për themelues pushtet lokale dhe ato tjerat private, aktualisht përballen me vështirësi financiare, duke e kthyer këtë rajoni në një terr informativ, si në kohën e regjimit të Milosheviqit.
Shoqëria Civile “Perspektiva” në Bujanoc
Sevdail Hyseni – kryetar
Shekulli Agency
