Vladimir Putini, të cilit Presidenti Rexhep Tajip Erdoan i kishte thënë se “po bombardonte turkmenët dhe jo DAESH-in”, është përballur me një akuzë të rëndë të Organizatës Ndërkombëtare të Amnistisë (Amnesty International).
Organizata me seli në Londër ka deklaruar se udhëheqja ruse ka kryer krime lufte duke vrarë civilët në sulmet ajrore që kryen në Siri.
Në sulmet ajrore që Rusia më 30 shtator ka filluar te kryejë në Siri kanë vdekur më shumë se 200 civilë, bën të ditur Amnesty International në raportin e saj, i cili më shumë është përqendruar në 6 operacionet që Rusia ka kryer deri muajin e kaluar në Siri.
Sipas raportit në fjalë administrata e Moskës kryen krime lufte duke marrë ngandonjëherë drejtpërdrejt në shënjestër civilët ose vendbanimet civile.
Drejtori i programit të organizatës për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Philip Luther tha se “Rusia duhet të heqë dorë nga përdorimi bombave thërrmuese dhe bombat pa objektiv në zonat e banuara nga civilët”.
Deklaratat që bëjnë autoritetet ruse se “po godasin objektivat terroriste” nuk është më shumë se sa një pretendim, shkruan raporti i Amnesty International dhe bën këtë paralajmërim: “Duket që në shënjestër merren zona, ku nuk ka objekte ushtarake dhe në shumicën e rasteve janë institucione shëndetësore si p.sh. spitalet. Si pasojë e këtyre sulmeve vriten dhe plagosen civilët”.
Edhe Presidenti Erdoan disa ditë më parë deklaratave të Putinit “nuk e dija që atje kishte turkmenë” u kishte dhënë këtë përgjigje: “Thonë që ‘neve nuk njoftoi njeri për turkmenët’. Nuk flasin drejtë. Zotit Putin ia kam thënë personalisht që “atje nuk ka DAESH, atje jetojnë turkmenët e Bajirbuxhakut.