Turqia është ngjitur në vendin e parë mes vendeve evropiane për prodhimin e automjeteve komerciale në periudhën janar-shtator 2015, bën të ditur gazeta turke, “Yeni Şafak”, bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK).
Shekulli Agency
Pamjet në videon e mëposhtme janë kapur nga droni mbi qytetin Jobar, periferi e Damaskut. Dikur një zonë shumë e populluar, tashmë Jobari është kthyer në një qytet fantazmë. Zona është epiqendra e luftimeve të rebelëve islamikë, të cilët e kanë nën kontroll.
Luftimet e forcave qeveritare me rebelët e kanë detyruar popullsinë e Jobarit të largohet drejt Ghouta-s.
Para se të niste konflikti në vitin 2011, ky qytet banohej nga 300 000 njerëz, shumica e të cilëve myslimanë sunitë. Aty ndodhen shumë vepra me rëndësi historike, mes të cilave Sinagoga Jeshile, e cila është sinagoga hebreje më e vjetër në botë. Aty ndodhet edhe Xhamia e Madhe e Jobarit dhe varri i Profetit Elijah.
Rebelët e konsiderojnë Jobarin si fortesën e tyre. Për shkak të bombardimeve, ata lëvizin kryesisht nëpërmjet tuneleve nëntokësore.
Kjo zonë ka një rëndësi të madhe strategjike, pasi ndodhet në kryqëzim të rrugës që të çon në qendër të kryeqytetit sirian. Vënia nën kontroll e Jobarit do t’i jepte qeverisë së Asadit mundësinë për të lëvizur lirshëm drejt zonave të tjera që kontrollohen nga rebelët.
Organizata terroriste separatiste PKK, e cila po përballet me një rrënim të madh në operacionet e forcave turke të sigurisë, ka nisur të përdorë nxënësit si mburojë të gjallë.
Pjesëtarë të PKK-së janë fshehur prapa 170 nxënësve të një shkolle fillore në Sirnak (Şırnak), një provincë ku organizata terroriste ka pësuar humbje të rënda, dhe kanë hapur zjarr kundër ushtarëve turq.
Terroristët hynë brenda shkollës fillore “Bahçelievler” dhe prej këtu filluan të qëllojnë me armë automatike në drejtim të forcave të rendit. Kurse forcat e rendit operacionin kundër terroristëve të strehuar në këtë zonë e filluar vetëm pas shpërnguljes së 170 fëmijëve në një lagje tjetër të qytetit.
Kurse në provincën Hakari terroristët sulmuan me bomba molotof dhe gurë shkollën e mesme “Cumhuriyet”, e cila gjendet në lagjen Kiran të qytetit.
Sulmi i pabesë ndodhi në kohën kur nxënësit ishin në mësim, gjë që shkaktoi një panik të madh.
Terroristët e PKK-së kanë sulmuar edhe shkollën tetëvjeçare “Cumhuriyet” me 24 klasa, ku mësojnë gjithsej 1 mijë e 100 nxënës. Shkolla ndodhet në qytezën Silopi të provincës Sirnak dhe pas sulmit të terroristëve është bërë e papërdorshme.
Dje në orët e mbrëmjes terroristët e PKK-së dogjën edhe Ambulancën dhe Qendrën e Mjekut Familjar që ndodhet në po të njëjtën lagje të qytetit Silopi.
Nga ana tjetër Shkolla e Mesme Profesionale Mjekësore “Rahşa”, që ndodhet në Rrugën Idil të Lagjes Cudi në qytezën Cizre të provincës Sirnak (Şırnak), ku vazhdon të jetë ende në fuqi vendimi i ndalim-qarkullimit, është sulmuar dhe djegur nga një terroristësh.
Një shkollë tjetër që është djegur nga terroristët është edhe shkolla fillore private “Vehbi Koç” në Lagjen Kaynartepe të qytezës Baglar (Bağlar) e varur nga provinca Diyarbakir.
Terroristët hynë në oborrin e shkollës dhe bombat artizanale të dorës që kishin përgatitur i hodhën nëpër klasat e mësimit. Ekipet e shërbimit të zjarrfikëses e shuan zjarrin, por shkolla nuk mund të përdoret më për mësim.
Kohët e fundit organizata ka marrë në shënjestër arsimin dhe në datën 16 dhjetor terroristët kishin hyrë me forcë në klasat e Shkollës së Mesme “Idil” dhe të shkollës fillore “Bener Cordon” në qytezën Idil të Sirnakut dhe me forcën e armëve kishin nxjerrë nga shkolla mbi 20 mësuar bashkë me nxënësit e shkollave. Terroristët kishin qëlluar me gurë edhe shkollën tetëvjeçare “Veysel Karani” që ndodhet në këtë qytezë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia është një vend kaq i madh dhe i fuqishëm, saqë nuk mund të disiplinohet përmes terrorit.
Kreu i shtetit turk mbajti një fjalim në pritjen e organizuar në Pallatin Presidencial për nder të anëtarëve të Shoqatës së Miqësisë së Stambollit.
Ai tha se një strukturë ilegale, e cila është rrënjosur brenda shtetit, po bën një propagandë shumë intensive për të shfaqur Turqinë si një vend, që mbështet organizatën terroriste DAESH.
Kombi turk, vijoi Erdogan, nuk mund ta pranojë kurrë tradhtinë dhe thikën pas shpine.
“Do ta sheshojmë kërcënimin, që ky rrjet tradhtar përbën për vendin tonë. A e dini se çfarë më bën të ndihem keq? Mjerisht, kjo strukturë ilegale është kapur dorë për dorë me PKK-në dhe organizata terroriste të ngjashme me të”, shtoi ai.
Erdogan theksoi se pas zgjedhjeve parlamentare të 1 nëntorit vendi ka hyrë në një periudhë, që shënon fillimin e procesit të ndërtimit të Turqisë së re.
“Procesi në vijim do të jetë një periudhë, që do të zhdukë nga faqja e dheut tutelën mbi vullnetin kombëtar dhe do të kurorëzohet me një kushtetutë civile të re”, përfundoi Presidenti Erdogan.
Siobhan O’Grady shkruan në Foreign Policy se pas më shumë se dy dekadash, Maqedonia po shkon drejt pranimit të idesë se emri i saj mund të ndryshojë.
Kjo sipas O’Grady, vjen për shkak se kryeministri Gruevski nuk mund të vazhdojë më me politikën e tij nacionaliste pa kthim dhe sepse tashmë një pjesë e mirë e qëllimeve të tij është arritur. Siç transmeton ina, O’Grady bën edhe disa sugjerime se si mund të jetë emri i ri i Maqedonisë.
Prej 24 vitesh, thjesht ekzistenca e Republikës së Maqedonisë ka acaruar Greqinë, që pretendon se emri i fqinjës së saj ishte vjedhur nga provinca greke që kufizohet me Maqedoninë në jugun e saj. Dhe nuk është një sherr kalimtar: Grindja është pjesë e refuzimit të vazhdueshëm të Greqisë që nuk e lejon Maqedoninë të anëtarësohet në BE dhe NATO. Edhe OKB e përmend të këtë vend të vogël si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.
Tani, pas gati një çerek shekulli grindjesh, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është i gatshëm të marrë në konsideratë ndryshimin e emrit. “Ne jemi gati të diskutojmë, të hapim bisedimet me ta, të gjejmë një zgjidhje”, i tha Gruevski gazetës Guardian. Maqedonia e zgjodhi emrin e saj pasi u shkëput nga ish-Jugosllavia më 1991.
Përveç emrit, Greqia ka shprehur shqetësimet e saj për prirjen e Maqedonisë në kopjimin e fqinjit jugor. Zyrtarët grekë pretendojnë që maqedonasit kanë vjedhur vazhdimisht një numër ikonash greke, përfshi përdorimin e simbolit të diellit në flamurin e tyre, dhe emërtimin e aeroportit të tyre kryesor me emrin e Aleksandërit të Madh. Megjithëse nuk është folur për ndryshimin e flamurit apo emrit të aeroportit, mundësia që Maqedonia mund të ndryshojë emrin e saj është arritje.
Të enjten, ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikola Poposki do të vizitojë Athinën për një takim të rrallë me zyrtarët grekë. Përpara udhëtimit, ai i tha një gazete kryesore greke se “janë pjekur kushtet” për hapjen e bisedimeve për ndryshimin e emrit. Dhe Gruevski e bëri të qartë për Guardian se ai dëshiron të gjejë zgjidhje sa më shpejtë të jetë e mundur. “Nëse gjejmë një zgjidhje, ne duhet të organizojmë një referendum,” tha ai. Si do të jetë emri kjo mbetet e paqartë. Në një përpjekje për të lehtësuar procesin për Maqedoninë dhe Greqinë, Foreign Policy po jep disa sugjerime:
Toka e monumenteve gjigante të vjedhura
Greqia nuk është i vetmi vend ku Maqedonia kërkon frymëzim për simbolet e saj kulturore. Vërtet, mund të ketë një statujë gjigante të Aleksandrit të Madh në sheshin qendror, dhe aeroporti ashtu si shumë hotele mund të kenë emrin e tij. Por aty është një Hark Triumfi i vogël dhe një imitim i Portës së Brandenburg në qendër të qytetit.
Alexanderland
[Toka e Aleksandërit]
Ky është një emër vetëshpjegues, po jo shumë i rekomanduar. Tek e fundit, nëse Greqia është e zemëruar për aeroportin, si do të ndihej Athina nëse i gjithë vendi do të merrte emrin e tij?
Terezadonia
Nënë Tereza ka lindur në Shkup, madje në një rrugë afër qendrës së qytetit është një shënim, aty ku mendohet se ka qenë shtëpia e saj. Por ja problemi: ajo ishte me etni shqiptare, një identitet që maqedonasit nuk e vlerësojnë shpesh – edhe nëse personi në fjalë është në rrugën për shenjtërim. Plus, aeroporti kryesor i Shqipërisë mban emrin e Nënë Terezës. A mos është kjo kërkesë për një konflikt të ri?
Kalbovezogosllavia
Maqedonia është atdheu i një vullkani afër qytetit të Ohrit. Gjëja më e famshme e tij? I jep zonës përreth një kundërmim vezësh të kalbura.
E vështira
Një nga vallet më popullore të Maqedonisë, që tradicionalisht kërcehet nga burra, ajo quhet “teshkoto”. Në anglisht kjo përkthehet “e vështira”. Në Maqedoni, ajo simbolizon betejën që përjetojnë burrat kur largohen nga shtëpia për të fituar para.
Ne jo vetëm në negociata, por as edhe në ëndrrat tona nuk e harrojmë Gazën, nuk harrojmë Palestinën, as Jerusalemin dhe gjithmonë kemi të gjallë para syve tanë Mesxhid-i Aksanë”.
Kryetari i përgjithshëm i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) dhe Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e grupit të partisë në lidhje me programin e vizitës në Rusi të bashkëkryetarit të partisë Demokratike të Popujve, Selahattin Demirtaş tha se: “Këto e kanë kthyer në moral të bashkëpunojnë me ata që kanë probleme me Turqinë, në vend që të veprojnë bashkë me popullin”.
– “Jemi përballë kujtdo që bombardon popullin e Sirisë”
Duke rikujtuar se Turqia është pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it, Davutoğlu, u shpreh se: “Kushdo që bombardon popullin e Sirisë ne do të qëndrojmë përballë tyre, përballë tyre do të qëndrojmë qoftë ajo Rusia, apo qoftë ndonjë shtet tjetër tiran”.
– “Edhe në ëndrrat tona nuk e harrojmë Palestinën”-
Davutoğlu, në lidhje me kritikat për negociatat Turqi-Izrael ka theksuar se: “Kush shprehet se ‘Turqia ka harruar popullin e Gazas, po afrohet me Izraelin duke injoruar mbështetjen ndaj Palestinës‘ ka bërë një shpifje të madhe ndaj nesh. Ne jo vetëm në negociata, por as edhe në ëndrrat tona nuk e harrojmë Gazën, nuk harrojmë Palestinën, as Jerusalemin dhe gjithmonë kemi të gjallë para syve tanë Mesxhid-i Aksanë”./AA/
Tekstet shkollore në Maqedoni kanë deformuar historinë e Shqipërisë duke shkruar se vendi ynë është krijuar nga sllavët. Ky fakt gjendet në librat e historisë së klasës së 6, në shkollat e Maqedonisë.
“Në shekullin e XIX dhe XX u krijuan shtetet sllave, Serbia, Mal i Zi, Bullgaria dhe Shqipëria, në të cilat elementi sllav ka qenë shtypur në mënyrë permanente”,- thuhet në parathënien e librit të historisë për klasën e VI.
Ajo që është më e cuditshmja është se ministria e Arsimit drejtohet nga një shqiptar nga tetova, i cili është Abdulhaqim Ademi. Një tjetër fakt interesant është se libri është shkruar në bashkëpunim me autorin shqiptar, Nebi Dervishi.
(SHQIPËRI) Personat që do të sinjalizojnë rastet e dyshuara për korrupsion në sektorin publik tashmë do të mbrohen nga qeveria. Këshilli i Ministrave ka paraqitur në Kuvend një projektligj i cili do të mbrojë sinjalizuesit apo “spiunët” e rasteve të korrupsionit.
Sipas këtij projektligji përcaktohet se sinjalizues do mund të jenë të gjithë ata persona të cilët janë ose kanë qenë në marrëdhënie pune pranë autoritetit publik dhe privat. Në rast se vërehet ndonjë rast i dyshimtë korrupsioni, sinjalizuesi duhet të raportojë tek ILKPDI. Sinjalizimi për korrupsion do të bëhet me shkrim, ndërsa do të lihet e lirë vendosja e emrit.
Sipas këtij projekt ligji, qeveria do të mbrojë edhe rastet kur “spiunët” do të ndjehen të kërcënuar nga një hakmarrje e mundshme. Për këtë pikë, projektligji i jep mundësi sinjalizuesve të ndryshojnë sektorin e punës brenda organizatës. Në rast se një gjë e tillë ndodh, transferimi do të kryhet me urdhër të ILKPDI.
PËR universitet shqip në Shkup, por KUNDËR abuzimit me universitetin shqip në Shkup
Universiteti shqip (pra jo universiteti trigjuhësh) në Shkup do të ishte lajmi më i mirë që mund ta kishin marrë shqiptarët e Shkupit në këto 100 vjetët e fundit.
Bashkë me këtë lajm edhe më i mirë do të ishte lajmi se Universiteti Shtetëror i Tetovës, i ngritur dhe ujitur edhe me gjakun shqiptar në Maqedoni, të ishte radhitur ndër 1000 universitetet më të mira në botë.
Por,
Ata që mashtrojnë se e kanë zyrtarizuar gjuhën shqipe në Maqedoni, ndërsa e detyrojnë edhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore Shqiptare të shkruajë maqedonisht,
Ata që nuk arrijnë t’i ndërrojë dy emra shkollash me emra shqiptarësh dhe tash e sa vite vjedhin vota në emër të dëshmorit Imri Elezi,
Ata që i lënë pa ngrohje sallat e mësimit të USHT-së në Shkup,
Ata që e kanë lënë USHT-në me gati 70% kuadër pa vendim pune,
Ata që e kanë dertin se “kush dëshiron ta pastrojë USHT-në nga BDI-ja!”,
Ata që i kanë bërë tekstet shkollore shqipe me aq shumë antishqiptari, bile edhe me pjesë të tëra maqedonisht,
Ata që shkollat shqipe (si atë të Slivnikut dhe plot të tjera) i kanë lënë në gjendje të mjeruar,
Ata që i kanë blerë vetë diplomat universitare dhe kanë krijuar kushte që ato diploma të shiten pak më lirë se specat për turshi,
Ata që kanë lejuar që nëpër bodrumet dhe oborret e shkollave shqipe të zhvillohen edhe veprimtari të kontrabandës,
Ata që rektorin e universitetin e caktojnë nga zyra e partisë,
Ata që i detyrojnë sot njerëzit të shkruajnë me porosi për “suksesin historik të universitetit partiak shqip” në Shkup,
Ata që i detyrojnë sot me lista arsimtarët dhe arsimtaret e shkollave fillore dhe të mesme që të marrin pjesë nëpër tubimet partiake,
Ata që punësimin e arsimtarëve dhe profesorëve në shkolla dhe në USHT e kushtëzojnë me librezë partiake,
Ata që u kthyen nga mali me katërvjeçare dhe tash janë bërë “doktorë shkencash”,
Ata që janë të pakënaqur që i kanë humbur pozicionet politike dhe tash kërkojnë hapësirë në universitet,
Ata që nuk kanë më fytyrë të kërkojnë votë shqiptare dhe tash duan ta përdorin arsimin e lartë shqip në fushatën e ardhshme zgjedhore, për ta rrëmbyer edhe një mandat, për të vjedhur edhe më para, për të vrarë akoma shqiptarë, për ta nëpërkëmbur nderin e familjes shqiptare dhe për të marrë ryshfet milionësh,
Ata enveristë që gjatë shumë viteve e ushqyen dhe shfrytëzuan ekstremizmin islamik dhe tash shtiren më katolikë se papa, duke e shfrytëzuar tash emrin e humanistes Nëna Terezë, që kështu ta mbulojnë turpin e tyre,
Ata as nuk dinë, as nuk duan, as nuk munden e as që do të munden ndonjëherë të prodhojnë institucion të arsimit të lartë shqip në Shkup.
Më e shumta që mund të bëjnë është të bëjnë një kopje të zbehtë të USHT-së dhe një institucion rehabilitimi për aktivistët partiakë. Njerëzit që nuk ia kanë bërë vijë asnjë flete, që nuk dinë të shkruajnë një fjalë shqip, nuk mund të bëjnë universitet. Ata mjafton ta shkruajnë saktë dhe pa gabime emrin e tyre. Natyrisht, maqedonisht, sepse shqip nuk u lejohet.
Ashtu siç është detyrim kombëtar të mbështetet arsimi i shqiptarëve dhe universiteti, si “bashkësi e mësuesve dhe nxënësve”, kur ai bëhet “bashkësia e aktivistëve të Partisë” po ashtu bëhet detyrim kombëtar të deklarohesh se nuk dëshiron përdhosjen dhe politizimin e arsimit të lartë shqip.
Prandaj mjerë për ata që e përdorin universitetin për të fituar vota dhe mjerë për ata studentë që do të mashtrohen se studiojnë në atë institucion.
Më mirë ta qajmë që nuk e kemi sesa ta qajmë që do ta kemi të tillë! Sepse dita e mirë shihet në mëngjes!
Muamer Zukorliq: “Autonomia e Sanxhakut nuk e rrezikon as Serbinë dhe as Malin e Zi”
Boshnjakët e Sanxhakut nuk duan që autonominë rajonale ta realizojnë duke rrezikuar Serbinë ose Malin e Zi, thotë myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq.
Ai ka theksuar se është e domosdoshme që të pranohet fakti se Mali i Zi është i shtet i pavarur, dhe se, parimi i tij për Sanxhakun si rajon dhe tërësi e pandashme nuk e zvogëlon shtetësinë e tij, transmeton Koha.net.
Zukorliq për gazetën e Podgoricës “Pobjeda”, ka thënë se dëshiron që Sanxhakut t’i pranohen atributet që i përkasin nga historia, kultura, gjeografia dhe ekonomia.
“Sanxhaku është rajon gjeografik me veçanti shumë të theksuara dhe si i tillë ia ka dalë, megjithatë, të mbijetojë të gjitha sfidat edhe pse gjatë disa decenieve të fundit ka qenë i fshirë nga hartat gjeografike e gjeopolitike. Por, marrë parasysh ambiciet e integrimeve europiane të Malit të Zi dhe të Serbisë, perspektivat zhvillimore të Sanxhakut janë të pakontestueshme dhe krejtësisht të sigurta”, ka thënë Zukorliq.
Duke u përgjigjur në pyetjen se ku është me “konceptin e Sanxhakut” të tij Mali i Zi si shtet, ripërtëritjen e pavarësisë së të cilit e kishte kundërshtuar publikisht, ai është përgjigjur se parimisht nuk ka mundur dhe nuk mund të përkrahë cilindo projekt politik që copëton vendin në të cilin jeton populli i tij.
“Parim tjetër është që statusi i Sanxhakut të zgjidhet përmes dialogut që do të sjellë te marrëveshja, pa akte të njëanshme, ose mos o Zot, të tjera, mënyrave radikale të imponimit të zgjidhjeve të njëanshme. Parimi i tretë është se autonominë rajonale nuk dëshirojmë ta realizojmë me cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial as të Serbisë dhe as të Malit të Zi. Marrë parasysh qëndrimet mediale dhe përgjithësisht shoqërore që po formohen ndaj meje duke më paraqitur të rrezikshëm për shtetin janë të pa baza dhe përpjekje për frikësim qytetarëve të Malit të Zi”, ka thënë Zukorliq.
