Fillimi LajmeBotaDavutoglu: Një grusht banditësh terrorizojnë rajonin

Davutoglu: Një grusht banditësh terrorizojnë rajonin

nga Shekulli Agency

“Përderisa ne punojmë mbi projekte të reja, një grup banditësh vetëm djegin, rrënojnë, shkatërrojnë dhe terrorizojnë rajonin”, deklaroi kryeministri i Turqisë, Davutoglu.

davudoglu-4463527Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes kolektive të Ministrisë së Pyjeve dhe Çështjeve të Ujit dhe në takimin e Kuvendit të punës, kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka deklaruar se një grup banditësh po shkatërrojnë dhe terrorizojnë rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përderisa ne bëjmë hapjen e shumë objekteve të shërbimit, teksa ne punojmë mbi projekte të reja, të ashtuquajturit pretendues për mbrojtjen e të drejtave, një grup banditësh vetëm djegin, rrënojnë, shkatërrojnë dhe terrorizojnë rajonin duke bërë që qytetarët të braktisin vendbanimet e tyre. Dëshirojnë që njerëzit tanë të jenë viktima, pa punë dhe të paarsimuar. Bëjnë çdo gjë që rajoni të mbetet mbrapa. Por duhet ta dinë se ne këto nuk i kemi lejuar, nuk i lejojmë dhe nuk do ti lejojmë”, ka thënë kryeministri Davutoglu.

Ai theksoi se u ka kërkuar takim për bisedime liderëve të partive opozitare. “Kemi patur kritika dhe konkurenca politike ndaj njëri-tjetrit por shpresoj që edhe ata të shohin të njëjtën qasje dhe në 4 vitet e ardhshme të fillojë një periudhë ku interesin e vendit ta kenë mbi çdo interes politik. Dallimi ynë është se ne përfaqësojmë duke përfshirë të gjithë Turqinë”, potencoi Davutoglu.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies