Stamboll, nga shkëmbimi i zjarrit vritet zyrtari i policisë dhe dy sulmues (VIDEO)

turqi-zjarri

Sulmi i armatosur është kryer disa orë pas shpërthimit që ndodhi mbrëmë në Stamboll. Dy sulmues hapën zjarrin ndaj policëve të cilët siguronin vendin e sulmit gjatë kryerjes së hetimit.

 

Në konfliktin e armatosur i cili erdhi si pasojë e hapjes së zjarrit ndaj forcave të sigurisë të cilët kishin marrë masat pas sulmit të kryer ndaj qendrës së policisë Fatih në Sultanbeyli të Stambollit, ka humbur jetën drejtori i Departamentit të Forcave të Xhenios të Drejtorisë së Policisë në Stamboll, Beyazıt Çeken.

Çeken ishte plagosur rëndë në përleshjen e armatosur, pasi policia iu kundërpërgjigj sulmit të kryer ndaj tyre.

Beyazıt Çeken i dërguar në Spitalin shtetëror në Sultanbeyli nuk mundi të shpëtonte pavarësisht ndërhyrjeve.

Gjithashtu nga shkëmbimi i zjarrit me policinë në vendin e sulmit terrorist ndaj stacionit të policisë në Sultanbeyli të Stambollit, sot në mëngjes janë vrarë dy sulmues.

Siç është konfirmuar nga policia e Stambollit, sulmi i armatosur është kryer disa orë pas shpërthimit që ndodhi mbrëmë në Stamboll, qytetin më të populluar të Turqisë. Dy sulmues hapën zjarrin ndaj policëve të cilët siguronin vendin e sulmit gjatë kryerjes së hetimit. Në shkëmbimin e zjarri sulmuesit u vranë.

– Sulmohet ndërtesa e policisë –

Në sulmin terrorist ndaj një stacioni policor në Sultanbeyli të Stambollit, janë plagosur dhjetë persona

Tre policë dhe shtatë civilë, shtetas të Turqisë, janë plagosur në një sulm me bombë të kryer mbrëmë, një orë pas mesnate, ndaj ndërtesës së stacionit policor Fatih në Sultanbeyli.

Pas shpërthimit të auto bombës në ndërtesë shpërtheu zjarri, dhe erdhi deri te shembja e një pjesë të objektit, si pasojë e të cilës janë dëmtuar shtëpitë përreth, objekte pune dhe automjete.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numri i madh i njësive zjarrfikëse të cilat arritën të shuajnë zjarrin, ndërsa të lënduarit nga ekipet emergjente u dërguan në Spitalin shtetëror Sultanbeyli.

“Më 10 gusht 2015, rreth orës 01.00 një terrorist apo terroristët kanë kryer sulm me autobombë ndaj stacionit policor Fatih në Sultanbeyli si pasojë e të cilit zëvendës Komisari, dy policë dhe shtatë shtetas turq morën lëndime të lehta dhe u dërguan në spital në kohë. Vijon hetimi i detajuar në lidhje me incident fatkeq”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Policisë së Stambollit.

– Hapet zjarr ndaj Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së –

Ndërtesa e Konsullatës së Përgjithshme të SHBA në rajonin Sarıyer të Stambollit gjithashtu ishte shënjestër e një sulmi të armatosur.

Sipas zyrtarëve policorë, është arrestuar një nga dy të dyshuarit për sulmin, i cili dyshohet se ka hapur zjarr ndaj godinës së Konsullatës amerikane.

Mësohet gjithashtu se nuk ka viktima apo të plagosur dhe se pas sulmit mes policisë dhe sulmuesve ka patur konflikte.

Në rajon janë dërguar forcat e policisë dhe theksohet se është ndaluar një persona në lidhje me ngjarjen.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.