SI U MASHTRUA NJERIU

Savash Veliu 

Macja apo kafsha nuk mund të mendojë për të nesërmen, pse ekzistoj apo ku jam pas kësaj jete? Pra, një kafshë nuk mund të mendojë për këto gjëra sepse është e zënë me jetën e përditshme dhe ku do ta gjejë riskun?

Pra kështu edhe ateisti nuk e kupton që duhet të mendoj pa mendje fikse (pa egon) sepse nuk është kafshë që të mos kuptoj pse ekziston dhe ku do përfundoj si i tillë nesër.

Me fjalë të tjera, Zoti nuk e lejoi njeriun të kujdesej për veten e tij, por ishte vigjilent ndaj krijimit të tij si antitezë kristiane-judeo-ateiste që thonë se njeriu u krijua dhe Zoti u tërhoq në paqe/në pushim!

Andaj, Liri quhet çlirimi i mendjes së arsyes e jo çlirimi i egos, sepse poqëse çlirohet mendja ajo udhëzon kah e vërteta (udhëzimi), ndërsa poqëse çlirohet egoja (idhujtaria) ajo udhëzon kah qejfet dhe dëshirat të shfrenuara të njerëzve devijante. 

Ja kështu po përpiqem të shpjegoj se në këtë jetë të kësaj bote, jetën time e kam përqendruar në boshtin fetar, pra në perspektivën e botës hyjnore. Ku shikoni dhe ku qëndroni në jetë është shumë e rëndësishme. Sepse e gjithë lufta e njerëzve të sotëm është të luftojë kundër djallit të dëbuar, Antikrishtit, Iblisit i cili manipulon me mendjet dhe egon e tyre idhujtareske /shtazarake/.

Me fjalë të tjera, lufta është midis Ademit dhe Iblisit dhe është e përqendruar në hakmarrjen ndaj njeriut, i cili vazhdon luftën e pandërprerë në tokë, duke bërë që njeriu të dëbohet nga mëshira e Zotit dhe nga qielli/Parajsa strehimi i vërtetë i njeriut të sprovuar në tokë.Ai djall i mallkuar ka bërë një luftë të pabesë deri në fund të kohës për të siguruar zhdukjen e bijve të Ademit, dhe kjo ka krijuar probleme që njerëzit e shkujdesur të përbotsuar për botën të mos kuptojnë strategjitë të njerëzve të djallëzuar për interesat të kalueshme materiale… 

A nuk tha I madhi Zot: O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?(Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt! Jasin 60-61

Ja kështu i Madhi Zot ua tërheq vëmendjen të djallëzuarve (kriminelëve), “Ata që nuk besuan dhe ndaluan njerëzit nga Udha e Allahut, mu për këta Ne do të shtojmë dënim mbi dënim, sepse ata përhapën djallëzi e poshtërsi.”[Kurani,sure Nahl 16:88]

Pra, Perëndimi gjatë historisë së saj të trishtueshme i jep përparësi Mendjes (filozofisë), kurse Islami fjalës së Zotit- Kur’anit i cili është udhërrëfyesi i jetesës në tokë e përgatitur për te amshimi i gjithëhershëm!

Është vështirë ateisti të kuptoj parimin e thjesht se sado që të kesh dije, pra nëse njeriu di çdo gjë, por nuk e njeh Zotin e tij, nё fakt ai asgjё nuk di”, thotë Ibn Kajjim el-Xhevzije.

Dhe Hasan el-Basriu thotë: O Njeri, bëhu shumë i kujdesshëm, sepse njeriu shpesh ha ushqim (ideologji) që nuk është i lejuar, hyn atje ku nuk e ka vendin, dhe ri ulët (pra shoqërohet) me ata të cilët e ndrishojn, dhe kështu pak nga pak, shkon feja e tij, kurse ai as që kupton.

Pra Problemi i përgjithshëm qëndron aty derisa njeriu të çlirohet nga ideologjitë e menduara dhe të shkruara nga dora e njeriut siç iu bë Ungjillit dhe Tevratit, ai i biri i Ademit do të vuajë përgjithmonë derisa të kthjellohet se me ligjet njerzore nuk jetohet por me ligjin e Krijuesit suprem për të arritur lumturinë e premtuar.

Pra, kjo luftë e hapur e jona me Habilin dhe Kabilin filloi dhe vazhdon të përsoset disa shekuj më parë, kur protestanti Martin Luteri dhe lëvizja Kalviniste e mishëruar nga Revolucioni Francez lindi terrorin e Robespierit, të mbuluar nga terrori. Ndryshe nga besimet e fesë, e cila thotë se nuk ka epërsi midis fiseve dhe popujve, dhe se epërsia qëndron vetëm në devotshmërinë morale, pra në njerëzimin, perdja e Demokracisë i ndau njerëzit e botës në kombe të ndryshme nacionaliste që të vëndoj sundimin mbi mendjet dhe vullnetet që janë të dedikuara vetëm hyjnores.

Pra, Nacionalizmi është  METHEBI I SHEJTANIT, thotë M. Islamoğlu.

Ky METHEBI i ashtuquajtur Sekularizmi është arsyeja më e madhe për shembjen e Perandorisë së Njeriut sepse ai e përbotsoi njeriun nga bota tjetër në këtë botë të përkohshme mashtruse e cila sikur gjethin e llahtarisur e përplas rrymave të ndryshme për të larguar nga qëllimi i përcaktuar si robë i Krijuesit sundues i dy botrave. 

Andaj “Bëhu në palën e Allahut dhe të dërguarit të Tij, edhe nëse të gjithë njerëzit janë në palën (anën) tjetër.”- Ibën Kajjim el Xheuzi

Kështu erdhëm deri aty saqë  u krijua një shoqëri që i frikësohet më shumë fjalës së njerëzve se sa Zotit., thotë Dr. Mustafa Mahmud.

Kurse MENDIMTARI: Rozhe GAROD thotë:Bota jonë perëndimore nuk është vetëm ateistike. Ajo është politeiste. Çdo person dhe çdo grup e krijon Zotin e vet sipas dëshirës së vet, duke shikuar paranë, fuqinë, teknikën, seksin, kombin, ideologjinë, si të vetmin qëllim, vlerën absolute, zotin e rrejshëm, zotin kanibal, që fanatizon dhe gëlltit atë që i shërben, duke shkelur pa mëshirë çdo vlerë tjetër, çdo qenie tjetër njerëzore, që i kundërvihet ekspansionit të tij. (marre nga libri Gjallerimi Islamik)

Ja pra, Patriotizmi është mbrojtja e të drejtave të kombit e fisit tënd ndërsa nacionalizmi është ideologji shkatërrimtar e ndërtuar mbi rracizëm dhe mbivlerësim të vetvetes mbi rracat tjera. Prandaj pejgamberi ynë i dashur a.s tha: “Lëreni nacionalizmin fanatik fisnor se bie erë coftine”.

Ai u tha atyre këtë kur muslimanët e parë filluan të luftojnë mes tyre dhe secili thirri fisin e tij në vend që të gjykonte sipas drejtësisë në tokën e Allahut… Kështu bëjnë të verbërit sot për shkak të mendjengushtësisë së tyre të larguar nga vërteta e Hakikatit!

Shekulli Agency