Lëvizja BESA: Të dënohen huliganët që i rrahën shqiptarët

besa

Fyerjet në baza etnike gjatë ndeshjes së futbollit Vardari-Shkupi dhe pastaj, rrahja e shqiptarëve kalimtarë të rastit nëpër qytet mbrëmë, për Lëvizjen BESA janë edhe një dëshmi e radhës se ky shtet është kurdisur keq dhe se ata që tashmë disa vite e udhëheqin shtetin i prodhojnë dhe ushqejnë tensionet ndëretnike për përfitime të politikës ditore.

“Nëse organet e rendit dëshirojnë të na bindin se nuk është kështu, kryerësit e këtyre veprimeve duhet të kapen detyrimisht sot dhe të arrestohen, ndërsa viktimat shqiptare të dëmshpërblehen nga shteti për dëmet e shkaktuara.

Është për të ardhur keq që këta huliganë nuk kanë ndjeshmëri e respekt as për femrat. Keqardhja është edhe më e madhe për atë se çfarë gjenerate kanë edukuar dhe afirmuar ndër vite këta përfaqësues e abuzues të pushtetit”, theksohet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Më tej, BESA u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e heshtin këtë rast, por të kërkojnë përgjegjësi për këto veprime. “Nëse dikush ishte në gjendje t’i djegë shqiptarët në Gjorçe Petrov për një incident që nuk kishin prapavijë etnike, sot do të duhet të ngrihej në këmbë gjithë shteti dhe shoqëria jonë për t’i dënuar këto veprime antiqytetëruese, antihumane dhe antishqiptare”, thuhet në fund të reagimit të Lëvizjes BESA.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.