Serbët për herë të parë pas lufte do të protestojnë në Prishtinë, përkrahin lirimin e Oliver Ivanoviçit

-olive-ivanovic

Protesta në pjesën veriore të Mitrovicës tashmë ka filluar, ndërsa në Prishtinë do të mbahet para selisë qendrore të EULEX-it, në mesditë.

 

Qytetarët serb të Kosovës, në Prishtinë dhe Mitrovicë, sot do të protestojnë në shenjë të përkrahjes ndaj liderit të Iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, duke kërkuar mbrojtjen e tij në liri, pasi që ai ka filluar grevën e urisë në burgun e Mitrovicës për shkak të vazhdimit dymujor të paraburgimit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta në pjesën veriore të Mitrovicës tashmë ka filluar, ndërsa në Prishtinë do të mbahet para selisë qendrore të EULEX-it,  në mesditë.

Kjo do të jetë hera e parë që serbët e Kosovës do të protestojnë në Prishtinë, pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Në këtë protestë po ashtu do të kërkohet mbrojtja në liri e kolonelit të pensionuar të policisë serbe, Dragolub Delibashiçit i cili së bashku me Ivanoviçin, janë të akuzuar për krime lufte dhe organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e shqiptarëve të Mitrovicës, gjatë luftës së vitit 1999, si dhe trazirave të vitit 2000.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.