Kush ishte Nilo Catalano: Historia e priftit italian që erdhi të përcajë shqiptarët! (Replikë me Artan Shkrelin dhe Moikom Zeqon.)

nilo-catalanoNga: Blendi QEHAJAI

Ditët e fundit ndërhyrja e qeverisë së kryeministrit katolik Edi Rama në zonën e Himarës ka shkaktuar indinjatën e shumë ortodoksëve shqiptarë dhe grekë. Në mbrojtje të kësaj ndërhyrje doli edhe Artan Shkreli, arkitekt i akuzuar për abuzime të shumta me monumentet dhe një filo-katolik ekstremist që ka edhe rolin e këshilltarit të kryeministrit, si dhe historiani Moikom Zeqo. Shkreli u shpreh i pari se në kishën e Shën Thanasit gjendej varri i Nilo Catalanos i cili sipas tij ishte ndër të parët që kishin shkruar shqip. Tre ditë më pas, në 23 gusht 2015, edhe Moikom Zeqo botoi një shkrim në gazetën Shqiptarja (me pronar italianin katolik Carlo Bollino) në të cilën ai tregonte Nilo Catalanon si një mik i dashur i shqiptarëve që u mësonte atyre gjuhën e tyre shqipe, ndërkohë që osmanët dhe ortodoksët i paraqet si armiq të kësaj gjuhe të cilët e persekutuan Catalanon vetëm për këtë arsye.

Këtu duhet të shtojmë edhe se historiani Moikom Zeqo duket se shumë nga të dhënat e tij i ka marrë nga libri i Pompilio Rodota të cilin lexuesi mund ta gjejë online me një kërkim të thjeshtë të Google (kliko këtu për të vërtetuar). Zeqo thotë se Catalano u dërgua në Himarë në vitin 1677 e më pas tregon se Catalano u emërua Kryepeshkop i Durrësit në vitin 1693. Kjo e bën të duket sikur Catalano ka shërbyer në tokat e shqiptarëve për një kohë shumë të gjatë. Por në fakt Catalano, sic tregon Rodota dhe burime të tjera, ai u emërua si i dërguar apostolik i Vatikanit  tek ortodoksët e Korsikës në vitin 1682. Ai u soll si peshkop i Durrësit në vitin 1693 dhe vetëm një vit më pas, pra në 1694, ai vdiq.

Por a është e vërtetë se muslimanët dhe ortodoksët nuk e donin Catalanon pse ai u mësonte shqip shqiptarëve? Në fakt, jo. E vërteta është se as sistemi osman i mileteve dhe as kisha ortodokse nuk pengonin gjuhën shqipe. Ata pengonin vetëm gjuhën shqipe të shkruajtur me shkronja latine. Sic do të tregohet më poshtë dhe sic Moikom Zeqo vetë e pranon, gjuha shqipe flitej lirisht në këto zona. Ajo që italiani i Vatikanit, prifti Nico Catalano, deshte të krijonte, ishte një përcarje mes shqiptarëve dhe një lidhje e tyre me Vatikanin, gjë e cila do të mund të sillte më pas hyrjen e këtij të fundit më thellë në zonat e banuara nga shqiptarët dhe një rebelim të mundshëm ndaj autoriteteve muslimane dhe ortodokse.

kisha-shen-thanasit-dhermi-600x450-300x225Ky qëllim i Vatikanit vazhdon edhe sot mes shqiptarëve. Ashtu si në shekullin e 17-të me Nilo Catalanin, edhe sot Vatikani vazhdimisht dërgon misionarë në zona muslimanësh dhe ortodoksësh dhe nxit me anë të priftërinjve të tij dhe me anë të filo-katolikëve ekstremistë si Shkreli apo Zeqo, përcarje dhe urrejtje ndaj tyre. Në të njëjtën kohë, figura katolike, sic ishte edhe prifti Nilo Catalani, paraqiten si figura gjithë shqiptare të cilat nuk kanë si qëllim konvertimin e tyre në katolicizëm por të mirën e përgjithshme të shqiptarëve dhe gjoja “mbrojtjen” e kulturës së tyre.

Nico Catalano ishte një italian i lindur në një fshat të Sicilisë në vitin 1637. Që në moshën 22-vjecare ai u vesh si prift duke shërbyer edhe në fshtra në të cilët jetonin arbëreshë. Sic dihet, shumica e arbëreshëve në Itali janë të krishterë të ritit ortodoks (Kujto këngën “O e bukura More”), dhe italiani Catalano shërbente nën urdhërat e Vatikanit në këto zona në përpjekjet e vazhdueshme të këtij të fundit për konvertimin e tyre në katolikë.

Më pas, rreth vitit 1677, prifti Catalano, tashmë i njohur mirë me gjuhën shqipe të arbëreshëve dhe me shkrimet e priftërinjëve të tjerë katolikë si Gjon Buzuku dialektin malësor katolik, u dërgua nga Propaganda Fide (zyra e përhapjes (propagandës) së fesë e Vatikanit) për të përhapur fenë katolike mes ortodoksëve shqiptarë.

I shoqëruar nga një shqiptar më i ri se vetja dhe nga një tjetër italian, Catalano filloi të predikojë fenë e tij vatikanase në fshatrat e bregdetit të Himarës e më pas edhe në zona të tjera. Për të  arritur qëllimin e tij të konvertimit, prifti italian u predikonte shqiptarëve në gjuhën shqipe. Ky mision duket se ka zgjatur disa vite, por më pas Catalano u dërgua përsëri mes besimtarëve ortodoksë, por kësaj rradhe në Korsikë.

Catalano u kthye në zonta me shqipëtarë në vitin 1693 si peshkop i Durrësit dhe vazhdoi tu predikojë atyre në shqipen veriore. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për aktivitetin e tij. Catalano filloi edhe të krijojë shkolla në të cilat gjuha shqipe shkruhej me shkronja latine. Në fakt në këto dy pika qëndron edhe gënjeshtra e madhe e propagandistëve katolikë si katoliku i cmendur, këshilltar i kryeministrit katolik Edi Rama, Artan Shkreli, dhe historianit Moikom Zeqo.

Këta mundohen ta paraqesin Catalanon si dashamirës të shqiptarëve i cili shkollat i hapi për tu mësuar atyre shqipen. E vërteta është krejt ndryshe. Asnjë nga shkollat që Catalano hapi në zonën e Himarës dhe Labërisë nuk kishte interes tek shqiptarët dhe cështjet e tyre. Ato ishin vetëm shkolla fetare ku propagandohej versioni katolik i fesë së krishterë. Në këto shkolla, prifti Catalano jepte mësim duke përdorur dialektin verior të gegërishtes (që nuk flitet as në Sicili e as në Himarë) i cili është edhe dialekti nga zonat me më shumë katolikë shqiptarë. Catalano nuk ishte ndonjë shkencëtar apo humanist i rilindjes europiane, por një prift i betuar katolik. Qëllimi i tij ishte prishja e harmonisë fetare që ekzistonte mes popullatave muslimane dhe ortodokse në ato zona dhe konvertimi i tyre në katolicizëm për llogari të Vatikanit. Kjo ishte edhe arsyeja përse Porta e Lartë së bashku me udhëheqësit ortodoksë, duke kuptuar qëllimet e predikimeve të tij në zona ku nuk kishte katolikë, e penguan aktivitetin e Catalanos të cilin ata e shihnin si një rrezik për paqen.

Po ashtu, pretendimi i filo-katolikëve Shkreli dhe Zeqo se Catalano kishte ardhur për të hapur shkolla shqipe për tu mësuar shqiptarëve shkrim e lexim në gjuhën e tyre është i gënjeshtërt. Sic e pranon vetë Zeqo në shkrimin e tij, Catalano shqipen e mësoi mes arbëreshëve.  Gjithashtu, ai duket se ka studiuar dialektin verior katolik shqiptar nga i cili ka marrë edhe pregatitjen dhe shprehjet e nevojshme për përhapjen e katolicizmit edhe në jug. Edhe në Himarë ai u fliste banorëve në gjuhën shqipe, që tregon se askush nuk i pengonte këta banorë të flisnin gjuhën e tyre. Ajo që nxjerr në pah mashtrimin e Zeqos, Shkrelit dhe shumë katolikëve dhe filo-katolikëve të tjerë me në krye Ismail Kadarenë, është fakti se vetë Catalano në fjalorin e tij italisht-shqip ka shënime këngësh dhe poezish folklorike shqiptare në gjuhën shqip por të shkruara me alfabetin grek! Kjo gjë tregon pavërtetësinë e gënjeshtrave të grupit filo-katolik të sipërpërmendur se gjoja gjuha shqipe nuk lejohej të shkruhej nga osmanët muslimanë dhe nga ortodoksët.

Por ajo që Catalano, në qëllimet e tija të zeza, dëshironte ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej me alfabet osman apo grek, por me alfabetin latin. Kjo ishte metoda me të cilën kisha katolike e Vatikanit, ashtu sic bën edhe sot me propagandën e saj anti-muslimane dhe anti-ortodokse të predikuar nga Shkreli dhe Zeqo, do të largonte shqiptarët nga fetë mbizotëruese islame dhe ortodokse dhe do ti lidhte ata me latinizmin dhe katolicizmin. Duke përfituar nga mikpritja dhe thjeshtësia e banorëve të zonës dhe i përkrahur nga katolikë të tjerë të lidhur me Vatikanin, Catalano u mundua të përhapë ritin e tij katolik.

Kjo ishte edhe arsyeja pse dhespotë apo priftërinj të tjerë ortodoksë të edukuar kur dëgjonin predikimet e Catalanos e përzinin atë dhe i ndalonin predikimin. Ata nuk mallkuan gjuhën shqipe e as shkrimin e saj, por ambicien e priftërinjve të pabesë si Catalano të cilët mundoheshin të sillning përcarje mes shqiptarëve dhe të shkaktonin kryengritje ndaj rendit multietnik e multifetar që osmanët, në bashkëpunim me të gjitha grupet fetare, kishin krijuar.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.