Shqipëri, prezantohet libri mbi historinë e letërsisë turke në Ballkan

Qendra e Studimeve Ballkanike dhe UNYT Press, pjesë e Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), kanë prezantuar librin me titull “Historia e letërsisë turke në Ballkan-nga fillesat deri sot”, me autorë prof. dr. Mustafa Isen dhe prof. dr. Tuba Durmuş, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e kampusit qendror të UNYT-së ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadës turke në Tiranë, të Fondacionit Turk Maarf, të UNYT-së, institucioneve të tjera turke dhe studentë.

Anëtari i Bordit të Administrimit të Fondacioni Turk Maarif, Ahmet Türkben, në fjalën e tij gjatë aktivitetit u shpreh se si fondacion kryejnë punën si porta e Türkiyes drejt botës, veçanërisht në fushën e arsimit, përfshirë dhe Shqipërinë.

“Ne përpiqemi të ofrojmë shërbime arsimore cilësore për shumë studentë me arsimin tonë”, u shpreh Türkben.

Türkben tha se është shumë e vlefshme që ky aktivitet të mbahet në UNYT, universitet i Fondacionit Turk Maarif, sipas tij “në këtë institucion të veçantë dhe unik për ne”.

Ai theksoi se Ballkani është një gjeografi shumë e vlefshme për Türkiyen dhe shtoi se dëshirojnë të mbështesim aktivitetet arsimore dhe studimet shkencore në Ballkan.

Türkben tha se libri mbi historinë e letërsisë turke në Ballkan do të përmbushë një mision të rëndësishëm dhe shtoi se libri është shumë i vlefshëm.

Këshilltari për Çështjet e Arsimit pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, Metin Bulut, tha se përcjellë përshëndetjet e ambasadorit turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay.

“Vepra do të jetë një vlerë e shtuar si për rajonin tonë, i cili ka një histori shumë interesante, ashtu edhe për punimet diplomatike”, theksoi Bulut.

Prof. asoc. dr Lindita Xhanari Latifi nga Qendra e Studimeve Ballkanike dhe UNYT Press në fjalën e saj u shpreh se Ballkani është një vend me një histori të pasur kulturore dhe letrare, ku shumë kultura dhe tradita janë ndërthurur me njëra tjetrën dhe janë zhvilluar përgjatë shekujve, duke shtuar se letërsia turke është një nga këto pasuri.

“Në këtë libër, autorët kanë shpalosur dhe analizuar me kujdes rrugëtimin e letërsisë turke në Ballkan, duke hedhur dritë mbi rëndësinë dhe ndikimin e saj në kontekstin historik dhe kulturor të kësaj zone. Përmes kësaj vepre, lexuesit do të udhëtojnë nëpër shekuj dhe do të njohin më mirë kontributin e letërsisë turke në formimin dhe identitetin e Ballkanit. Përmes përdorimit të burimeve arkivore, autorët sjellin një dimension të ri dhe një pasqyrë më të plotë të historisë së letërsisë turke në Ballkan”, tha ajo.

Gjatë prezantimit, dy autorët e librit zhvilluan një bashkëbisedim rreth temës së botimit. Libri në gjuhën turke i botuar nga UNYT Press bën fjalë për letërsinë e vendeve të Ballkanit që është shkruar me alfabet arabo-osman dhe është bazuar në studime e vëzhgime arkivore.

Shekulli Agency