TIKA ofron mbështetje me pajisje mjekësore për spitalin e Lezhës

tika

Sipas një njoftimi nga zyra qendrore e TIKA-s thuhet se mbi bazën e një kërkese të spitlait shtetëror të Lezhës, ky spital është ndihmuar me materiale laboratorike dhe mjekësore për të bërë të mundur punën në kushte më modern.

 

Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) ka dhënë një mbështetje me laboratorë dhe materiale mjekësore për spitalin shtetërorë të Lezhës.

Sipas një njoftimi nga zyra qendrore e TIKA-s thuhet se mbi bazën e një kërkese të spitlait shtetëror të Lezhës, ky spital është ndihmuar me materiale laboratorike dhe mjekësore për të bërë të mundur punën në kushte më moderne.

Në njoftim thuhet gjithashtu se në këtë spital janë dërguar materiale për nevojat elementare, duke përfshirë këtu mangësitë në laboratorin e biokimisë si dhe materiale për matjen dhe bërjen e analizave të ndryshme të gjakut dhe urinës.

Spitali me një personle prej 300 personash nga të cilët 60 janë doktorë i shërben qytetit të Lezhës me një popullsi prej rreth 27 mijë e 500 banorësh si dhe zonave përrreth.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.