Fillimi SportZvicra ashtu si Serbia kundershtuan pranimin e Kosovës në UEFA

Zvicra ashtu si Serbia kundershtuan pranimin e Kosovës në UEFA

nga Shekulli Agency

uefaFederata e Futbollit e Zvicrës, që nga Federata e Futbollit e Kosovës llogaritej ndër aleatet më të forta të saj, doli të jetë kundërshtarja më e madhe gjatë Kongresit të UEFA-s të mbajtur të martën në Budapest, pos Serbisë që pritej të kundërshtonte.

Me gjithë këto kundërshtime, Kosova u pranua në UEFA me 28 vota për, 24 kundër dhe 2 të pavlefshme, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht, Zvicra çoi pluhur rreth amendamentimit të Statutit të UEFA-s, që parashihte edhe ndërrimin e një neni që ka penguar vazhdimisht pranimin e Kosovës, e që ishte i lidhur me pranimin në OKB. Pas debatit për të, propozoi që votimi të bëhej në mënyrë të fshehtë dhe kjo u aprovua. Në fund amendamentimet nuk kaluan, pasi nuk morën 2/3 e votave që kërkoheshin.
Pas kësaj i erdhi radha votimit për pranim të Kosovës. Paraprakisht pati debate. Pas Serbisë, fjalën e mori sekretari i përgjithshëm i Federatës zvicerane, Alex Miescher.

Ai e tha troç atë që e mundon Zvicrën – lojtarët shqiptarë të saj. U shpreh kundër që lojtarët të kenë të drejtë të ndërrojnë përfaqësuese pas pranimit të Kosovës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies