Fillimi SportWesley Sneijder në Galatasaray deri në vitin 2018

Wesley Sneijder në Galatasaray deri në vitin 2018

nga Shekulli Agency

“Pas skadimit të kontratës do të mbush 34 vjet dhe kjo periudhë mund të jetë përfundimi i karrierës sime. Për momentin nuk mendoj për këtë sepse ndjehem shkëlqyeshëm”, tha Sneijder

333-5001335628Futbollisti holandez, Wesley Sneijder, ka nënshkruar sot një kontratë të re me kampionin e Turqisë, Galatasaray, ku do të mbetet edhe për dy vitet e ardhshme me një shumë të garantuar që kap vlerën prej nëntë milionë euro.

Kryetari i klubit, Dursun Ozbek, dhe  Sneijder, në stadiumin “Turk Telekom Arena“ në Stamboll nënshkruan kontratën e re për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera, kështu që golashënuesi holandez do të mbajë të veshur fanellën e Galatasaray-it deri në fund të vitit 2018.

“Sneijder është lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Jemi të lumtur që e donë klubin tonë, ashtu edhe Turqinë,  dhe që ka vendosur të qëndrojë tek ne. I dëshiroj shumë fat në vazhdim të karrierës” deklaroi Ozbek sipas të cilit Sneijder, mund më të mbetet më gjatë në klub, ndoshta në të ardhmen pjesë e stafit teknik.

“Pas skadimit të kontratës do të mbush 34 vjet dhe kjo periudhë mund të jetë përfundimi i karrierës sime. Për momentin nuk mendoj për këtë sepse ndjehem shkëlqyeshëm” tha Sneijder.

Drejtoria e klubit njoftoi se  Sneijder do të marrë 4.5 milion për sezon, dhe të për sezonin 2016/2017 dhe 2017/2018, ndërsa me të fituar ndonjë trofe, vijojnë mjete financiare shtesë. Për Super Ligën turke 250.000 euro, për kualifikim në të tetën e finales të Ligës së Kampionëve 250.000, dhe gjysmë milioni nëse  e fiton këtë ligë. Futbollisti holandez, Sneijder, gjatë karrierës së tij të pasur ka luajtur më herët për Ajax-in, Realin e Madridit, Interin, ndërsa në Galatasaray është që nga viti  2013.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies