Fillimi SportSimeone: Është më mirë për ne që të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë

Simeone: Është më mirë për ne që të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë

nga Shekulli Agency

diego-simeone-444Diego Simeone ka thënë se është “më mirë” për Atletico Madridin që do të takohet me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai nuk ka frikë nga Barcelona.

“Është më mirë për ne që do të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë”, deklaroi Simeone për mediat spanjolle.

“Është një rival i rëndësishëm, tani mendojmë për ndeshjen e ardhshme në La Liga, kurse në short jemi vendosur përballë një rivali të madh, më i miri në botë pa dyshim”, shtoi ai.

“Është më mirë për ne që të luajmë kundër më të mirit, mua më josh shumë”, theksoi Simeone.

Atletico Madrid  eleminoi Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin 2013/14.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies