Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Durrës, kanë arrestuar ditën e sotme shtetasit Ndrec Prenga dhe Sabahet Manuka, nën akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv në sektorin privat.
Shetësja Sabahet Manuka 65 vjeçe, banuese në Tiranë, u kap në flagrancë në zonën e ish-Doganës duke i dhënë 300 euro Ndrecës, në këmbim të një vërtetimi fakti që i ka dhënë ky i fundit , me qëllim për ta përdorur per të kërkuar azil në vendet e BE-së.
Burmie zyrtare nga policia njoftojnë se Ndrec Prenga 64 vjeç, banues në Durrës si dhe Kryetar i Komitetit të Ndërmjetësimit për Bashkëjetesë Kombëtare, është person me preçedentë penalë të mëparshëm, i dënuar për të njëjtën vepër penale.