Fillimi SportRomain Grosjean pranë kalimit në ekipin e ri Hass të F1

Romain Grosjean pranë kalimit në ekipin e ri Hass të F1

nga Shekulli Agency

Grosjean aktualisht është anëtar i Lotus, që ka probleme serioze financiare, prandaj po realizon bisedime për kalim të mundshëm në Hass.

 

111s-Romain GrosjeanPiloti francez i F1, Romain Grosjean është kandidati kryesor për kalimin në Haas, ekipin e ri amerikan të F1.

Haas për të martën e javës së ardhshme ka paralajmëruar një konferencë për mediat në të cilën pritet që të paraqesë pilotët e saj. Grosjean aktualisht është anëtar i Lotus, që ka probleme serioze financiare, prandaj po realizon bisedime për kalim të mundshëm në Hass.

Konvoji i ekipit të Lotus me pajisjet dhe makinat F1 mbërriti vonë në Suzuka, ku këtë fundjavë do të mbahet Grand Prix i Japonisë. Prandaj ekipi i tyre nuk morri pjesë në trajnimet që u mbajt sot në stazat e Suzuka-s.

Themelues dhe president i Haas-it, është Gene Haas i cili është bashkë-pronar i një ekipi shumë të suksesshëm Stewart-Haas NASCAR. Nga ky ekipi bëjnë të ditur se në Formula 1 dëshirojnë të angazhojë shofer me përvojë. Grosjean është 29 vjeç, kurse në F1 debutoi në vitin 2009.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies