40
Ky mund të jetë sezoni i fundit i Shkodran Mustafit në fanellën e Valencia. Media e njohur spanjolle “Fichajes”, shkruan se për mbrojtësin me prejardhje shqiptare, interesim të madh po shprehin dy gjigantë të futbollit evropian, Manchester Unitedi dhe Bayern Munich.
Mustafi edhe në edicionin e dytë në fanellën e Valencias, po regjistron paraqitje të mira, duke u rënë në sy skuadrave të mëdha siç janë Unitedi dhe Bayern Munich.
Të dy këto skuadra, janë në kërkim të një mbrojtësi të ri që do t’u konsolidonte repartin defensivë për një kohë të gjatë.