Thomas Muller i bie këmbanës së alarmit. Bomberi gjerman kërkon më shumë fuqi në sulmin e kombëtares pasi sipas tij, në majën e repartit të avancuar, skuadra ka nevojë për më shumë se një lojtar. Gerd Muller, Jurgen Klinsmann apo Miroslav Klose janë vetëm disa nga emrat që kanë shkruar historinë me “Die Manchaft” dhe tashmë është Mario Gomez ai që ka mbi shpatullat e tij trashëgiminë e tyre, por për Muller, vetëm ai është i pamjaftueshëm.
“Kemi shumë pak opsione në qëndër të sulmit. Ky ka qenë një problem mjaft serioz për Gjermaninë sepse trajnerët kanë pasur pak mundësi zgjedhjeje. Mario Gotze ka bërë mjaft mirë në sulm por do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishim zgjedhje të tjera”.
Sipas Muller, shkak i reduktimit të ndjeshëm të qënddërsulmuesve është bërë epoka e sukseseve historike të Spanjës që edhe pa një pykë të veçantë, arriti të thyente çdo rekord.
“Gjatë viteve të fundit, futbolli është bërë shumë teknik dhe kjo ka ndikuar në suadrën ronë pasi kemi shumë pak alternativa në repartin e avancuar. Shumë njerëz kanë menduar se rruga që duhej të ndiqnim ishte ajo e Spanjës, por koha po tregon që një skuadër ka nevojë për alternativa edhe në majën e sulmit”.