Fillimi SportMorata e pranon: Mund të rikthehem te Reali

Morata e pranon: Mund të rikthehem te Reali

nga Shekulli Agency

morata-Në Spanjë e japin tanimë të sigurt lajmin se Alvaro Morata në fund të sezonit do të lërë Juventusin për tu rikthyer te Reali i Madridit. Por sipas të përditshmes iberike As Reali nuk ka ndër mend ta mbajë sulmuesin por preferon ta shesë për një shifër shumë të të lartë se ajo që duhet të derdhë në arkat e Juventusit për të marrë sulmuesin, 30 milionë euro. Objektivi i Los Blancos është ta shesin Moratën për të paktën 50 milionë euro dhe për tyë mund të hapet një ankand mes Arsenalit, klubit të parë që është interesuar dhe Bajernit të Mynihut që në javët e fundit është duke studiuar mundësuinë e blerjes, i bindur dhe nga paraqitja e jashtëzakonshme e Morattas në Allianz Arena. Si për të konfirmuar gjithcka, vjen dhe deklarata e vetë futbollistit që pranoi se mund të lërë Italinë.

” Me zor po pres që të zgjidhet cështja e riblerjes. Jam i lumtur në Toroni por dua të mësoj sa më shpejt se ku do të jem sezonin e ardhshëm. Kthimi në Madrid është një mundësi reale, pasi ka një kontratë ku është shkruar gjithcka”.

Në kontratë Reali ka një opsion riblerjeje të futbollistit që mund të shfrytëzohet nga 1 deri në 15 qershor 2016 ose nga 1 deri në 15 qershor 2017, për një cmim që shkon në total nga 20 deri në 30 milionë euro, në varësi të ndeshjeve të luajtura me Juven. Duke qenë se në sezonin aktual Morata ka luajtur më tepër se 50 % të takimeve zyrtare, Reali duhet të paguajë shumën maksimale, 30 milionë euro.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies