Fillimi ReflektimA DO BJERE SHI NË DURRËS NESËR?

A DO BJERE SHI NË DURRËS NESËR?

nga Shekulli Agency

patozi-8998Nga: Astrit PATOZI

Bashkia e Tiranës na paralajmëroi sot se nesër do të ketë shi me shtrëngata dhe se duhet të bëjmë kujdes se mos e pësojmë nga kapriciot e motit. Pyetja e parë që të vjen në kokë është nëse kjo prognozë vlen vetëm për kryeqytetin apo do të shtrihet edhe me gjerë se kaq në Shqipëri.

Fjala vjen, a duhet të ruhen njësoj prej motit të keq nesër edhe banorët e Durrësit, Elbasanit, Krujës apo Kavajës, për të mos shkuar më larg, në Vlorë, Lushnje, Lezhë apo gjetkë? Dhe, kur me rregull treshi, por dhe me një kërkim të thjeshtë në faqet e shumta weather në internet, rezulton që po aq të ekspozuar nga moti i keq do të jenë shumë zona të vendit, pyetja tjetër është se përse e bën Bashkia e Tiranës paralajmërimin?

Përgjigjen ta jep Kongresi i fundit i Partisë Socialiste. I cili në mënyrë “surprizë” u hap nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, me argumentin se kongresi zhvillohej në Tiranë dhe se atij i takonte t’i uronte mirëseardhjen mysafirëve. Sipas kësaj logjike, nëse kongresi i PS nuk do të shtyhej, por do të mbahej sipas statutit, në vitin 2013, atë do ta hapte Lulzim Basha, aso kohe kryebashkiak i Tiranës

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies