Fillimi ReflektimPolicia: Të arrestuarit në Gjermani nuk janë të dyshuar për terrorizëm në Kosovë

Policia: Të arrestuarit në Gjermani nuk janë të dyshuar për terrorizëm në Kosovë

nga Shekulli Agency

poli-kos

Për tre personat nga Kosova të arrestuar pranë kufirit me Austrinë, deri më tani, sipas Policisë së Kosovës, nuk ka asnjë informacion që i implikon ata me sulmet në Bruksel.

Fatos Makolli, drejtor i Departamentit Anti-Terrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë duke bashkëpunuar më autoritetet gjermane lidhur më këtë rast.

Por, sipas tij, personat e ndaluar, nuk kanë qenë të njohur më parë në Kosovë për ndonjë aktivitet të dyshuar apo ndonjë lidhje me grupet islamiste ekstremiste.

“Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet gjermane. Policia gjermane së bashku me ne është duke i vlerësuar informacionet në posedim, por deri më tani mund të konkludohet se nuk ka asnjë informacion për lidhje të mundshme për ndonjë ngjarje të caktuar apo që janë të involvuar në terrorizëm”, ka thënë Makolli për Radion Evropa e Lirë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies