Fillimi SportMiqësorja Shqipëri-Qatar do luhet në Hartberg

Miqësorja Shqipëri-Qatar do luhet në Hartberg

nga Shekulli Agency

qat-shq-09008Ndeshja miqësore Shqipëri-Qatar do të luhet në stadiumin e qytetit të Hartbergut në Austri. Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kështu vendin ku do të luhet miqësorja e datës 29 maj.

Stadiumi i Hartbergut ka një kapacitet prej 6 mijë vendesh, ndërkohë që kjo do të jetë miqësorja e dytë në histori me Qatar-in pas asaj të luajtur në maj të vitit 2012.

Më pas, kombëtarja do të udhëtojë drejt Italisë dhe më 3 qershor ora 20:30 do të zhvillojë në stadiumin e Bergamos “Attleti Azzurri” miqësoren e dytë kundër Ukrainës. Më datë 6 qershor kombëtarja shqiptare niset nga Italia për në Peros Guirec të Francës, ku do të jetë rezidenca kuqezi për Europianin e Francës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies