33
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, ka takuar sot homologun e tij, Ditmir Bushati në Tiranë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ministri gjerman u ndal edhe tek goli i futbollistit me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili luan për radhët e Gjermanisë.
Ministri Bushati tha se Shqipëria po kontribuon me gola për Gjermaninë, ndërsa ministri Steinmeier tha se pas golit të Mustafit, interesi për Shqipërinë në Gjermani është rritur.
“Po, interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm në Gjermani pas golit të Mustafit.”, tha ministri Gjerman