43
E respektoj Cristiano Ronaldon dhe kjo është e tëra, ka thënë për gazetën argjentinase “El Grafico” Lionel Messi, përballë Ronaldos lojtari më i mirë i kohës tonë, por sipas mendimit të shumicës, edhe i të gjitha kohërave.
“Cristiano dhe unë jemi profesionistë. Ne mbrojmë ekipet tona. Por, jemi rivalë në lojë. Asgjë më shumë se kaq. Ndonjëherë fiton ekipi im, ndonjëherë ekipi i tij. Ky është futbolli”, ka thënë Messi