Skëndërbeu është në prag të një skandali që të gjithë shpresojmë që të mos ndodhë dhe skuadra korçare të mos dënohet. Por ajo që duket banale është sjellja e drejtuesve të ekipit korçar, të cilët hetimin 72 faqe të UEFA-s po e quajnë thashmethem interneti. Pra po përpiqen të kthejnë dicka që është serioze në qesharake.
Megjithëse në vetë deklaratën e klubit thuhet se hetimi kishte filluar nga UEFA, nga ana tjetër flitet s këto janë thashetheme. A thua se një nga institucionet më prestigjoze të sportit siç është UEFA të merret me thashetheme. Ndoshta në klubin korçar mund të merren, ndoshta me trukime, por askush nuk e beson se UEFA merret me thashetheme interneti.
Më shumë se kaq, skandal duket të jetë edhe një tjetër detaj. Ende nuk dihet dhe nuk ka asnjë të dhënë publike për tifozët e Skënderbeut se ku kanë shkuar milionat e eurove që ekipi i SKënderbeut ka fituar vitet e fundit nga pjesëmarrja në kupat europiane. Sipas rregullave të UEFA-s, ekipi korçar mund të ketë përfituar të paktën 6 milionë euro nga kualifikimi në Europa League. Shumë për të cilën duhet të shqetësohet vetë kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i cili më shumë se sa sqarimet, thashethemet e internetit, duhet të merret me financat e klubit që do të thotë edhe sikur të ndodhë një dënim i mundshëm , Skënderbeu të ketë stabilitet financiar dhe ekonomik që mund ta mbajë ekipin apo ta rikthejë atë në nivele të larta.