Fillimi SportJa si e takon Ronaldo “babain” e tij pas ceremonisë (VIDEO)

Ja si e takon Ronaldo “babain” e tij pas ceremonisë (VIDEO)

nga Shekulli Agency

kor-ronaldo-544Cristiano Ronaldo ishte dje njeriu i ndeshjes në finalen e Kampionatit Europa, jo për atë cfarë dha në fushë, pasi u detyrua të zëvendësohej në minutat e para për shkak të një dëmtimi, por për inkurajimin ndaj shokëve të skuadrës.

Në fund, Portugali arriti në fitonte 1-0 dhe Ronaldo ngriti në “qiell” për të parën herë kupën e Kampionatit Europian.

Pas ceremonisë së fituesve, një person i rëndësishëm për Ronaldon po e priste atë në shkallët e stadiumit. Ai ishte Sir Alex Ferguson, ish trajneri i tij tek Manchester Unitet.

Siç shihet edhe nga video, Ronaldo takoi me emocione Fergusonin. Ai konsiderohet nga Ronaldo si babai i dytë, për besimin që i ka dhënë në kohën kur luante tek Manchester Unitet.

https://youtu.be/P1q6sYFBUj4

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies