Fillimi SportJa pozicionet që ka luajtuar Armando Sadiku

Ja pozicionet që ka luajtuar Armando Sadiku

nga Shekulli Agency

sadiku-421555Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, nuk ka luajtur gjithmonë si pykë në sulm. Trajneri i tij i parë, Besnik Bashaliu, i cili e ka stërvitur nga mosha 14 vjeç shprehet se Sadiku ka luajtur edhe në mesfushë apo mbrapa sulmuesve dhe sipas tij ka qenë gjithmonë rezultativ. Madje, ai thekson se një herë e ka futur në portë pasi nuk kishte portier.

“Në fakt, roli i tij kryesor ka qenë sulmues, por ka provuar edhe role të tjera, sepse edhe në mesin e fushës apo pas sulmuesve ai jepte gjithnjë rezultat. Madje, një herë e kam futur edhe në portë, pasi nuk kisha portier dhe aty tregoi se edhe këtë punë e bënte mjaft mirë. “ tha Bashaliu

Armando Sadiku shënoi golin e fitores për Shqipërinë ndaj ndeshjes me Rumaninë. Matematikisht, kombëtarja ka ende shpresa për kualifikimin e mëtejshëm edhe pse mundësitë janë zbehur pas fitores së Turqisë kundër Çekisë, me rezultatin 2-0.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies