Fillimi SportIbrahimoviç: Erdha si mbret, po ndahem si legjendë

Ibrahimoviç: Erdha si mbret, po ndahem si legjendë

nga Shekulli Agency

Ibrahimoviç, marrëveshja e të cilit në PSG do të skadojë në fund të sezonit, përmes mediave sociale bëri të ditur se do të ndahet nga klubi

Ibrahimovic-88Ylli suedez i kampionit të Ligës së Parë të Futbollit në Francë (Ligue 1) Paris Saint-Germain (PSG), Zlatan Ibrahimoviç, në mediat sociale bëri të ditur se do të ndahet nga klubi.

Ibrahimoviç, marrëveshja e të cilit me klubin do të skadojë në fund të sezonit, në llogaritë e tij në Instagram, Facebook dhe Twitter, duke shpërndarë një fotografi të stadiumit të PSG-së, Parc des Princes, e dha mesazhin se “Nesër do të paraqitem në ndeshjen e fundit në Parc des Princes. Erdha si mbret, po ndahem si legjendë.”

Futbollisti 34-vjeçar i cili karrierën e kishte filluar në klubin e Malmo-s në shtetin e tij, pasi më parë kishte veshur fanelat e klubeve Ajax në Holandë, Juventus, Inter dhe Milan në Itali, Barcelona në Spanjë, më 2012 ishte transferuar në PSG.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies