Fillimi SportFormacioni i mundshëm i Shqipërisë në ndeshjen kundër Rumanisë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në ndeshjen kundër Rumanisë

nga Shekulli Agency

Kombetarja-6555Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e fundit të vlefshme për fazën e grupeve të Euro 2016.

De Biazi pritet të bëjë ndryshime në formacion ndaj Rumanisë. I sigurt është rikthimi titullar në qendër të mbrojtjes i Lorik Canës, edhe pse Ajeti bëri një paraqitje të mirë me Francën.

Dilema më e madhe është qendra e mesfushës, aty ku Kaçe dhe Xhaka luftojnë për një vend. Më i avantazhuar duket korçari, por nuk ka asgjë të sigurt, në një kohë që Abrashi dhe Memushaj me shumë mundësi do ta nisin sërish si titullarë.

Në krahun e djathtë të mesfushës do të rikthehet Roshi, ndërsa në të majtë rikonfirmohet Lenjani. Dilema për trajnerin ka në sulm, por gjasat janë që Sadiku të ulet në stol dhe Cikalleshi ta nisë nga minuta e parë.

Formacioni (4-1-4-1)

Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kaçe, Roshi, Memushaj, Abrashi, Lenjani, Cikalleshi (Sadiku)

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies