Fillimi SportForbes: Ronaldo ka fituar 93 milionë dollarë sezonin e kaluar

Forbes: Ronaldo ka fituar 93 milionë dollarë sezonin e kaluar

nga Shekulli Agency

Futbollisti portugez dhe ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo zuri vendin e parë në listën e futbollistëve me të ardhurat më të larta në sezonin e kaluar.

Sipas listës së përpiluar nga revista “Forbes”, e cila përfshin pagat, shpërblimet dhe sponsorët, Cristiano Ronaldo sezonin e kaluar ka fituar 93 milionë dollarë.

Në këtë listë pas Ronaldos është argjentinasi dhe futbollisti i Barcelonës Lionel Messi me të ardhura prej 80 milionë dollarë ndërsa i treti është braziliani Neymar gjithashtu futbollist i Barcelonës me 37 milionë dollarë. Më pas radhiten Zlatan Ibrahimoviç dhe Paul Pogba.

Lista e 10 futbollistëve të cilët më shumë kanë fituar në sezonin e kaluar:

Futbollisti Klubi Të ardhurat (dollarë)
1 Cristiano Ronaldo Real Madrid 93 milionë
2 Lionel Messi Barcelonë 80 milionë
3 Neymar Barcelonë 37 milionë
4 Gareth Bale Real Madrid 34 milionë
5 Zlatan Ibrahimoviç Manchester United 32 milionë
6 Wayne Rooney Manchester United 23,6 milionë
7 Luis Suarez Barcelonë 23,3 milionë
8 Sergio Agüero Manchester City 22,6 milionë
9 James Rodriguez Real Madrid 21,9 milionë
10 Paul Pogba Manchester United 21,2 milionë

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies