Të gjithë e kujtojmë se sa herë shqiptarët janë dëshpëruar në momentin kur janë formuar Qeveritë në Maqedoni. Para zgjedhjeve partitë politike shqiptare premtonin shumë ndërsa kur uleshin në tavolinë e bisedimeve me maqedonasit, disi zhdukeshin ato premtimet e tyre.
Kujtojmë vitin 2014 kur populli shqiptarë në mënyrë masovike mbështeti BDI por u zhgënjye tej mase pasi ata u futën në Qeveri pa marrëveshje politike, pa siguruar ndonjë post të rëndësishëm.
Premtimi i tyre se për gjashtë muaj do të integrohet vendi në NATO mbeti pa u realizuar.
Me paraqitjen e saj në skenën politike BESA vazhdimisht ka sjellur risi dhe standarde të reja. E fundja është se ajo për tu futur në Qeveri ka kushtet e saja. Ajo nuk dëshiron të shkel mbi premtimet e dhënë para votuesve të saj, me marrëveshje shkel e shko, në stilin e partive tjera shqiptar.
Mbajtja e fjalës dhe BESËS e ka bërë këtë parti që në paraqitjen e parë të fitoj një besim të jashtëzakonshëm tek shqiptarët, dhe që këtu, duket se kryesia e kësaj partie është stoike në kërkesat e tyre: Jo pjesëmarrjes në Qeveri pa kushte dhe pa marrëveshje.