Fillimi SportEuro 2016, top i ri për fazën e eliminimit

Euro 2016, top i ri për fazën e eliminimit

nga Shekulli Agency

kot-6555555Për herë të parë në historinë e një kampionati europian, UEFA prezantohet me dy topa zyrtarë. Kompania Adidas që është edhe sponsori teknik i Euro 2016 ka prezantuar topin e dytë me të cilin do të luajnë skuadrat në fazën e eliminimit direkt. Në një komunikatë zyrtare, UEFA bën me dije se topi i ri është gati dhe ai quhet “Fracas”. Disa prej artistëve të të njohur francezë të botës së modës dhe muzikës kanë bashkëpunuar me kompaninë gjermane për të stiluar topin e ri.

Emri i topit përshkruan tensionin dhe adrenalinën pasi edhe në këtë fazë emocionet do të jenë më të mëdha. Dizajni i ri përfshin të kuqen dhe të zezën dhe sipas organizatorëve ngjyrat e theksuara do të ngjallin emocione ashtu si edhe ndeshjet në këtë fazë. Paraardhësi “Beau Jeu” ishte ideuar për një futboll më taktik në të cilin ishte fokusuar përqëndrimi për të grumbulluar sa më shumë pikë, ndërsa “Fracas” pasqyron entuziazmin e turmës kur në fushë lojtarët kanë vetëm dy alternativa, brenda ose jashtë turneut. Struktura e topit është ndërtuar për 18 muaj dhe në të janë shkrirë elementët më të mirë të Brazucas që ishte topi zyrtar i Kupës së Botës 2014. Ky top garanton kontroll më të mirë dhe është më i dukshëm në ajër. Pas prodhimit, “Fracas” është testuar nga Gareth Bale dhe Iker Casillas.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies