Fillimi SportEURO 2016, Sonte finalja Portugali – Francë

EURO 2016, Sonte finalja Portugali – Francë

nga Shekulli Agency

kot-finale-655Kampionati Evropian në futboll sonte do të përmbyllet me ndeshjen finale në të cilin beteja për titullin e Evropës do të zhvillohet mes nikoqirit Francës dhe kombëtares së Portugalisë.

Në 30 ditët e kaluara në dhjetë stadiume të Francës 24 ekipet kombëtare luajtën gjithsej 50 ndeshje të EURO 2016 ku në fund për luftën e titullit të kampionatit në kontinentin e vjetër kanë mbetur kombëtaret e Francës dhe Portugalisë.

Ndeshja finale do të zhvillohet sonte në ora 21:00 në stadiumin “Stade de France” në Saint-Denis ndërsa drejtësinë në terren do ta ndajë arbitri anglez Mark Clattenburg.

Të përzgjedhurit e trajnerit francez Didier Deschamps paralajmëruan betejë vendimtare për titullin e tretë të kampionit në Evropë. Sulmin e “trekolorëve” do ta udhëheq Antoine Griezmann i cili deri më tani në kompeticion ka shënuar gjashtë gola.

Nga ana tjetër, kombëtarja e Portugalisë, e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, gjatë turneut ka përmirësuar formën dhe duket se është e gatshme të pres duelin e finales.

Tre barazimet në grup, dhe goli në kohën shtesë ndaj Kroacisë si dhe penaltitë kundër Polonisë ishin një rrugë e vështirë e Portugalisë deri në gjysmëfinale në të cilën me lehtë nga sa pritej mposhtën Uellsin dhe treguan se në momentin vendimtar sulmi ka hyrë në formë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies