Fillimi SportEuro 2016/ Polonia sfidon Portugalinë në çerekfinale (Formacionet dhe statistika)

Euro 2016/ Polonia sfidon Portugalinë në çerekfinale (Formacionet dhe statistika)

nga Shekulli Agency

kot-56444-porPolonia dhe Portugalia do të luajnë sot çerekfinalen e parë për Kampionatin Europian. Të dyja skuadrat kërkojnë avancimin e mëtejshëm në Euro 2016 duke pasi “të mëdhatë” e Europianit ndodhen në anën tjetër të pemës. Kjo do ti jepte më shumë mundësi si Polonisë ashtu edhe Portugalisë, ti shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Ndeshja do të luhet në orën 21:00  në stadiumin “Stade Vélodrome” në Marseille.

Formacione

Polonia: Fabiański; Piszczek, Glik, Pazdan, Jędrzejczyk; Błaszczykoëski, Krychoëiak, Mączyński, Grosicki; Milik, Leëandoëski.
Portugalia: Rui Patrício, Cédric, Fonte, Pepe, Guerreiro; Silva, Ëilliam Carvalho, Sanches, Mário; Nani, Ronaldo.

Statistika

Në 10 ndeshjet e fundit midis Polonisë dhe Portugalisë, kjo e fundit ka fituar 4. Polakët kanë fituar 3 dhe po kaq kanë përfunduar në barazim. Polonia ka shënuar 9 gola kundrejt 13 të Portugalisë.

Polonia ka luajtur dy ndeshje në stadiumin “Velodrome” duke i fituar të dyja. Ata kanë mundur Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Ukrainën. Në të dyja ndeshjet Polonia nuk ka pësuar asnjë gol.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies