21
Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, tha se lisa e futbollistëve që do të shkojnë në Euro 2016 do të shpallet në maj, ndërsa shpjegoi se pse nuk e ka ftuar Alban Mehën në kombëtare. Ai u shpreh se Meha ka luajtur vetëm 13 minuta në eliminatoret e Europianit dhe për këtë arsye nuk e ka ftuar.
“Meha është një futbollist që gjithsej në eliminatore ka luajtur vetëm 13 minuta, ndaj besoj se është e qartë pse nuk e ftoj”, ka sqaruar De Biazi.
Shqipëria do të luajë këto dy javë miqësoret me Austrinë dhe Luksemburgun përpara se të nisë faza finale e Francë 2016.