Fillimi LajmeBotaKatër të plagosur nga sulmi në Stamboll në përkujdesje intensive

Katër të plagosur nga sulmi në Stamboll në përkujdesje intensive

nga Shekulli Agency

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 12 viktima të sulmit edhe më tej mbahen në spitalet e Stambollit

efkan-ala-243Ministria e Shëndetësisë në Turqi njoftoi sot se katër persona të cilët u plagosën gjatë sulmit terrorist të së shtunës në Stamboll vazhdojnë të mbahen në përkujdesje intensive në spital, pasi gjendja e tyre shëndetësore nuk është stabile.

Sipas ministrisë, 12 të plagosur nga sulmi edhe më tej mbahen në spitalet e Stambollit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Efkan Ala, të dielën deklaroi se sulmuesi vetëvrasës është identifikuar dhe bëhet fjalë për 24 vjeçarin Mehmet Ozturk, i lindur në juglindje të Turqisë, në provincën Gaziantep.

Ai shtoi se sulmuesi dyshohet të ketë pasur lidhje me grupin terrorist DAESH.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies