Fillimi SportChampions League/ PSV – Atl Madrid

Champions League/ PSV – Atl Madrid

nga Shekulli Agency

psv-atletico-e56338677543555Spanjollët tashmë janë të fokusuar tërësisht te evenimenti europian pasi Barcelona e ka thellkuar diferencën në kampionat dhe transferta holandeze mbetet jetike për fatet e sezonit të “Los Colchoneros”. Në krahun tjetër, holandezët vijnë në këtë fazë pasi lanë pas Manchester United, duke rezultuar një surprizë në fazën e grupeve por një biletë çerekfinale në kampin e kampionëve të Eredivisies mungon që prej vitit 2007.

PSV do të zbresë në fushë pa të pezulluarin Luuk de Jong dhe të dëmtuarit Lestienne e Guardado. Në kampin madrilen nuk do të jenë të pranishëm Tiago, Carrasco dhe Partey. Për herë të fundit dy skuadrat janë ndeshur në Champions League në sezonin 2008-2009 ku Atletico arriti të triumfonte në të dyja takimet e grupit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies