Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur sot për herë të parë për zgjedhjen e tij të lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2016.
Përmes një prononcimi për shtyp, De Biasi tha se arsyet që lojtarët nuk u grumbulluan ishin tërësisht teknike. Për mbrojtësin Berat Gjimshiti, De Biasi tha se ka një vit që nuk luan me skuadrën e tij, arsye që ndikoi edhe në mos futjen e tij në listën përfundimtare.
Ndërsa për Rashicën arsyeja ishte e ndryshme. De Biasi tha se lojtari nuk ka qenë pjesë e Kombëtares gjatë eleminatoreve dhe për këtë arsye ai vendosi ta kthejë në shtëpi. Tekniku italian u shpreh se Rashica është e ardhmja e Kombëtares.
“Lojtarët sigurisht që nuk ishin të kënaqur me largimin. Lojtarëve ua shpjegova arsyen e largimit. Motivet e zgjedhjes time janë teknike. Xhimshiti nuk u grumbullua sepse nuk ka luajtur për një vit. Rashica nuk ishte pjesë e eleminatorëve ndaj nuk e mora në Francë”, tha De Biasi.