Belgjika ka shënuar fitore ndaj Hungarisë me rezultat 4 me 0 në 1/8-n e finales në Euro 2016 .
Belgët nuk lejuan befasi duke shënuar qysh në minutën e dhjetë përmes Toby Alderweireldit të Tottenhamit. Ai shënoi me kokë pas harkimit të Kevin De Bruynes.
Në pjesën e dytë, Michy Batshuayi dhe Eden Hazard realizuan edhe dy gola tjerë për dy minuta në minutat 78 dhe 80 për të vulosur fitoren e Belgjikës. Në fund, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Carrasco që shënoi për 4 me 0.
Tani në çerekfinale, Belgjika do të luajë ndaj Uellsit.
https://youtu.be/x42KLjYSBDQ
https://youtu.be/CKdB8sIs7ng