Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha sërish ka sulmuar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ai e akuzon atë për shumë tradhti ndaj komandantëve të luftës së vitit 2001 në Maqedoni.
“Thotë një thënie popullore .. Mos e vet se të kallxon vet.. Të vetmen përgjegjësi që ta besuam ka qenë sakrifica e luftës së vitit 2001. Prej fillimit fillove me intriga dhe tradhti ndaj UcK-së. Populli ta dha votën, poashtu në emër të UcK-së, e ti asnjëherë nuk i dole në mbrojtje ushtarëve e eprorëve, sa herë që sulmoheshin nga policia maqedonase.
Popullin e varfërove e ti me majmunat e tu u pasurove. Personalisht kur dolët në sken publike dokumentacionet e UDB, edhe pse nuk kisha njohuri për vërtetësin e tyre dhe nuk kam dashur te prononcohem , bindja ime ishte se ti majmun ke qenë saherë, me fjalë i butë, por mbrapa shpine i pabesë ndaj gjithë shokëve të idealit.
Unë të njoha prej 98 kur filluam të punonim bashkë dhe asnjë moment nuk ke patur arsye të më tradhtosh, sepse asnjë kundërshtim as me fjalë nuk kemi patur. U dashtë shumë vite të kalojnë që të kuptoj se pse Abazi më tradhtoj, e tani po e kuptoj edhe të tjerët pse i paske pas tradhtuar, duke filluar prej zahir Pajazitit , Luan Haradinaj e deri te Sami Ukshini. E tani kur bota është kundër Vmro, ti majmun I pabesë reshtohesh me Rusinë për ta përkrahur gjakpirsin e Shqiptareve të mk dhe ja kthen shpinën popullit për Sllavët.
Thua prioritare janë interesat e shtetit , a je në qeveri për ta mbrojt shtetin e mk apo për ti mbrojtur shqiptarët nga sulmet e shtetit sllav. Që 13 vite thua NATO ShBA-EU e kiblja jote paska qenë Serbi-Rusi. Ti o majmun ditë e me shumë po i vërteton shqiptaret se ke qenë që nga fillimi aleksander Antiq e jo Ali Amet .. Mos e vet se te kallxon vet”, deklaroi Hoxha.