Fillimi LajmeBotaFëmijët nga mbarë bota u takuan me krerët e Turqisë

Fëmijët nga mbarë bota u takuan me krerët e Turqisë

nga Shekulli Agency

“Sot pallati Çankaja kalon ditën e saj më të lumtur. Zemrat më të mira të botës janë këtu”, tha kryeministri turk Davutoglu

davutoglu-46335Fëmijë nga e gjithë bota patën rastin që sot të takohen me politikanët kryesorë turq, në prag të Ditës së Fëmijëve, e cila festohet në Turqi më 23 prill.

“Çdo vit ne ftojmë fëmijët për të festuar 23 prillin, i cili shënon themelet e parlamentit modern turk”, ka thënë Mustafa Kemal Ataturk në vitin 1920, kur u mor vendimi që ajo ditë të jetë e dedikuar për fëmijët për t’u theksuar roli i tyre kur bëhet fjalë për të ardhmen Turqisë.

Fëmijë nga 21 vende, duke përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë, Ukrainën, Azerbajxhanin, Bangladeshin, Afganistanin, Irakun, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën, në Pallatin Çankaja u përshëndetën nga deputeti Ismail Kahraman dhe kryeministri turk Ahmet Davutoglu.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies