Fillimi ReflektimVdekja e foshnjës/ Ja si justifikohet Bashkia e Tiranës

Vdekja e foshnjës/ Ja si justifikohet Bashkia e Tiranës

nga Shekulli Agency

foshnja-44456Pas reagimit të avokatit të Popullit dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës vjen edhe reagimi i parë nga Bashkia e Tiranës për vdekjen e foshnjës nga i ftohti në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka qenë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ai që ka dhënë një deklaratë lidhur me ngjarjen tronditëse të ditës së sotme. Në një prononcim për mediat, Mazniku tha se tashmë janë marrë masat për ti lehtësuar dhimbjen familjes. Ai u shpreh se bashkia nuk ishte në dijeni për situatën e familjes.

“Jemi të prekur nga ngjarja tronditëse. I kërkojmë opozitës të mos e kthejë këtë ngjarje në një cështje politike. Ne kemi marrë masat e duhura për ti lehtësuar dhimbjen familjes. Nuk kemi pasur dijeni për situatën e familjes, pasi ata kishin pak ditë që ishin transferuar nga Peqini”, tha Mazniku

Pak më parë, avokati i Popullit, Igli Totozani kritikoi asahpër qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës për mos marrjen e masave për të garantuar banesa sociale dhe kushte për shtresat nevojë. Kjo situatë rëndon dyfish për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi përpara se ai të zgjidhej kryebashkiak ka mbajtur postin e ministrit të Mirëqenies Sociale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies