Fillimi LajmeBotaRusi – Putini dekreton vendimin për sanksione kundër Turqisë

Rusi – Putini dekreton vendimin për sanksione kundër Turqisë

nga Shekulli Agency

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dekretoi sot vendimin për sanksione ekonomike kundër Turqisë.

PutinPutini firmoi vendimin e datës 28 nëntor 2015 në lidhje me zgjerimin e masave, që renditen në rezolutën e sanksioneve ekonomike kundër Republikës së Turqisë.

Sipas komunikatës me shkrim të Kremlinit, rezoluta e dekretuar nga Putini vendos kufizime ose ndalime për institucionet ose qytetarët e Republikës së Turqisë, të cilët ushtrojnë aktivitet në disa fusha të caktuara në Rusi, bazuar në ligjet dhe praktikat e Republikës së Turqisë.

Lideri rus urdhëroi gjithashtu hartimin e listave të marrëveshjeve, që do të përjashtohen nga sanksionet e zbatuara nga Moska kundër Ankarasë.

Disa ditë pas rrëzimit të avion rus nga ushtria turke, Federata e Rusisë publikoi një vendim, që do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 1 janar 2016, me sanksione ekonomike ndaj Turqisë, ku spikasin veçanërisht një sërë masash për importin e fruta-perimeve, fluturimet “charter” të kompanive ajrore turke në Rusi dhe për sektorin e ndërtimit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies