Në deklaratat që bëri në aeroportin e Stambollit para se të nisej për në Arabinë Saudite, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan vuri theksin në vendosmërinë e shtetit për të luftuar terrorin ndërsa tha se numri i terroristëve të asgjësuar brenda dhe jashtë vend
Në deklaratat e tij Erdoan vuri theksin në vendosmërinë e luftës kundër terrorit duke thënë: -“këto operacione do të vazhdojnë me vendosmëri deri në shfarosjen tërësisht të terrorit në vendin tonë, deri sa në këtë rajon të vijë mirëqenia, rendi e qetësia, deri sa kjo çështjet të mos përbëjë më kërcënim për sigurinë tonë kombëtare”.
Erdoan reagoi ashpër edhe ndaj deklaratave për autonomi të drejtuesve të Partisë së Popujve Demokratikë (HDP).
-“Ajo që bëjnë këta bashkëkryetarë është tradhti, është provokacion. Kjo është një përpjekje për ti dhënë me anë të provokacioneve të tilla edhe pak frymëmarrje artificiale organizatës terroriste, e cila është duke u shfarosur hap pas hapi. Këta do ta marrin atë që meritojnë. Prokuroria i ka nisur hetimet e nevojshme për këtë bashkëkryetar. As organizata dhe as ata që janë kukulla e tij nuk do të jenë në gjendje ta shpëtojnë atë nga ajo çfarë e pret”, u shpreh Erdoan.
Në përgjigje të pyetjes mbi pretendimet se YPG, e cila është zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri, ka kaluar në perëndim të Lumit Eufrat, Presidenti Erdoan tha: -“Ende nuk kemi një lajm të konfirmuar që të kenë kaluar përtej Digës Teshrin dhe në perëndim të saj. Ka deklarata që janë bërë nga disa burime. Këtu në kuadër të forcave të koalicionit kemi marrë disa masa kundër DAESH-it, sidomos në Xharabluz. Veprimet tona në këtë drejtim vazhdojnë. Dhe kjo çështje do të finalizohet patjetër me sukses”.