Fillimi ReflektimTë shtëna me armë zjarri në Durrës/ Plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri në Durrës/ Plagosen dy persona

nga Shekulli Agency

shqiperi-policiaTë shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në një lokal në lagjen nr.11 në qytetin e Durrësit.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital. Raportohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në rrezik është qëlluar në shpatull dhe në këmbë.

Ende nuk ka asnjë informacion për autorin, por mësohet se ai është larguar me shpejtësi pas kryerjes së krimit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies