Paria shtetërore publikoi mesazhe në lidhje me sulmin e terrorit në Stamboll ku dënohen ashpër këto llojë aktesh.
Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Ismail Kahraman, në mesazhin e tij të publikuar me rastin e sulmit të terrorit në Beyoglu të Stambollit shkruan se “Burimet të cilat bëjnë përpjekje për të shkaktuar përçarje dhe ngatërresë, për të destabilizuar vendin, për të shkaktuar frikë dhe panik tek populli, që udhëheqësit e vendit të jenë të zënë me agjenda të ndryshme, bëjnë përpjekje që forcat e sigurimit ti tregojnë si të dështuara me qëllim për të tronditur besimin e popullit ndaj shtetit”.
Kahraman tha se ata të cilët terrorizmin e përvetësojnë si një mjet politik, do të dëshpërohen në saje të ndërgjegjes, durimit, mendjehollësisë, vullnetit dhe vendosmërisë së shtetit dhe popullit.
“Me besimin se populli ynë, i cili në të kaluarën ka kapërcyer nëpër ditët edhe më të vështira, do të kapërcej këto vështirësi brenda një kohe të shkurtë, kërkoj mëshirë prej Perëndisë për viktimat e këtij sulmi mizor, familjarëve të tyre dhe popullit tonë u shpreh ngushëllime dhe durim, ndërsa të plagosurve u uroj shërim sa më të shpejtë”, -ka thënë Kahraman në mesazhin e tij.
Edhe Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) në mesazhin e tij të publikuar shkruan se sulmi kamikazë i kryer në rrugën Istiklal si objektiv ka patur civilët në mesin e të cilëve kishte edhe shtetas të huaj.
“Në emër të vendit, popullit dhe qeverisë sime mallkoj këta kriminelë që kanë kryer dhe që kanë nxitur për këtë sulm mizor duke vendosur në objektiv të drejtpërdrejtë njerëzit pa dallim”, -ka thënë Davutollu.
Davutollu në mesazhin e tij duke e bërë të ditur se janë në pikëllim të thellë për këtë ngjarje të hidhur u përcolli ngushëllime familjarëve të personave që kanë humbur jetën, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.
Kryeministri Davutollu tha se lufta kundër terrorit do të vazhdojë me vendosmëri të njëjtë ashtu sikurse deri më sot.
Duke e bëtë të ditur se mallkon aktorët e këtij sulmi dhe përkrahësit e tyre, Kryeministri Davutollu tha: “Duke e lidhur ngushtë me njëri-tjetrin vendi ynë do ti kapërcej këto kohë të vështira në solidaritet”.
Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se Turqia nuk do të mësohet me terrorin dhe nuk do të hedh hap prapa përballë tij.
Në deklaratën e tij të bërë nga qyteti Ordu, Kurtullmush mallkoi sulmin tradhtarë në Beyoglu dhe shtoi: “Ata përpiqen të vënë në zbatim planin tradhtarë. Të gjitha do t’ju dalin kot, ky popull kur nuk do të dorëzohet kurtheve tuaja. Ky popull asnjëherë nuk do të përkrahë ata të cilët duan të bëjnë terror, por në dhashë Zoti do të përjetësoj vëllazërinë e lashtë dhe do të jetojnë deri në ditën e amshuar së bashku në paqe në këto troje”.
“Lufta kundër terrorit është një përgjegjësi kombëtare, që kërkon solidaritet kombëtar dhe përballje me të në unitet dhe solidaritet. U bëjmë thirrje të gjithëve të jenë një trup dhe një grusht, të dalin kundër pa hezitim dhe pa kushte përballë këtyre ngjarjeve të dhunës, ngjarjeve të terrorit dhe jo vetëm kundër terroristëve, por edhe kundër të gjitha forcave të errëta të cilat urdhërojnë bërjen e këtyre akteve”, -tha Kurtullmush.
Edhe Zëvendëskryeministri, Jallçën Akdoan (Yalçın Akdoğan) në lidhje me sulmin e terrorit tha se “Masakrimi i civilëve të pafajshëm do të thotë shpallje lufte ndaj njerëzimit, mallkoj çdo lloj të terrorit”.
Zëvendëskryeministri, Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) për këtë sulm tha se “Qëllimi i këtij sulmi është prishja e stabilitetit të Turqisë dhe që Turqia të mbyllet në vete dhe të pengohet të mbaj një qëndrim përball atyre që ndodhen përreth saj”.
Duke u shprehur ngushëllime të afërmve të viktimave të këtij sulmi të terrorit, Shimshek tha: “Terrori asnjëherë nuk do të arrij qëllimin e tij. Turqia është një vend i fuqishëm dhe patjetër se ne do të fitojmë. Populli ynë e shikon dhe vlerëson mirë ato se çfarë po ndodhin. Terrorit asnjëherë nuk do ta arrijë qëllimin e tij”.
Ndërkohë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i ndodhur në Stamboll u informua nga Kryeministri Ahmet Davutollu në lidhje me sulmin.
Ndërkaq Davutollu mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat përkatës, pas së cilës bëri një deklaratë.
Edhe nga krahu i opozitës u dënua ashpër sulmi i terrorit në Beyoglu të Stambollit.
Kryetari i Partisë Popullore Republikane, CHP, Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) tha se “Detyra jonë e përbashkët është ta mallkojmë terrorin pa marr parasysh se prej ku dhe prej kujt vjen ai”.
Lideri i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, MHP, Develt Bahçeli tha se “MHP-ja është bashkë me popullin dhe krah për krah me shtetin në luftën kundër terrorit dhe terrorizmit”.
Ndërkaq në lidhje me sulmin kamikazë të ndërmarr në rrugën Istiklal të Beyoglus të Stambollit nga Partia e Popujve Demokratik, HDP u bë një deklaratë, në të cilën mallkohet terrori ku thuhet: “Ky sulm i ndërmarr në një vend ku ndodhen qytetarët tanë civilë, në një lagje ku për çdo ditë dhe në çdo orë njerëzit shkojnë në punë dhe për pazar, është i papranueshëm dhe i pa arsyetueshëm pa marr parasysh aktorët e tij”.
Ndërsa edhe ish-Presidenti i 11-të i Turqisë, Abdullah Gyl (Gül) nëpërmjet rrjeteve sociale publikoi një mesazh në lidhje me sulmin e terrorit në Stamboll.
Gyl në llogarinë e tij Twitter dënoi ashpër këtë ngjarje ndërsa shtoi se “Dënoi ashpër këtë sulm që si objektiv kishte civilët”.