(MAQEDONI) – Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vendosur që kontrolle në terren të realizoj për 100 440 votues të dyshimit.
62 837 persona shtesë së pari në mënyrë administrative do të kontrollohen, ndërsa më pas do të realizohet kontroll në teren.
Në mënyrë administrative do të kontrollohen 35 859 persona, ndërsa 7 345 do të jenë lëndë shqyrtimi në ndonjë seancë tjetër.
Anëtarët e LSDM-së, Igor Milev dhe Violeta Duma braktisën seancën për shkak se u vendos që 124 027 personat për të cilët thuhet se janë larguar nga vendi do të kenë të drejtën të votojnë.
Në raportin zyrtar të KSHZ-zë ka 330.538 votues për të cilët ka dyshim, por ekziston mundësia që disa prej votuese të përputhen dhe ky numër të jetë më I vogël.
/SHENJA/