Fillimi ReflektimProjektligji për “spiunët”/ Ja si do t’i mbrojë qeveria

Projektligji për “spiunët”/ Ja si do t’i mbrojë qeveria

nga Shekulli Agency

dok-55490100-086(SHQIPËRI) Personat që do të sinjalizojnë rastet e dyshuara për korrupsion në sektorin publik tashmë do të mbrohen nga qeveria. Këshilli i Ministrave ka paraqitur në Kuvend një projektligj i cili do të mbrojë sinjalizuesit apo “spiunët” e rasteve të korrupsionit.

Sipas këtij projektligji përcaktohet se sinjalizues do mund të jenë të gjithë ata persona të cilët janë ose kanë qenë në marrëdhënie pune pranë autoritetit publik dhe privat. Në rast se vërehet ndonjë rast i dyshimtë korrupsioni, sinjalizuesi duhet të raportojë tek ILKPDI. Sinjalizimi për korrupsion do të bëhet me shkrim, ndërsa do të lihet e lirë vendosja e emrit.

Sipas këtij projekt ligji, qeveria do të mbrojë edhe rastet kur “spiunët” do të ndjehen të kërcënuar nga një hakmarrje e mundshme. Për këtë pikë, projektligji i jep mundësi sinjalizuesve të ndryshojnë sektorin e punës brenda organizatës. Në rast se një gjë e tillë ndodh, transferimi do të kryhet me urdhër të ILKPDI.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies