Fillimi SportSot luhet Shqipëri-Greqi

Sot luhet Shqipëri-Greqi

nga Shekulli Agency

kombeta-21-shqip-4433Përfaqësuesja e 21 vjecarëve kuqezi përballet sot në orën 18:00 në Elbasan Arena në një sfidë tejet të rëndësishme jo vetëm për llogaritë e eleminatoreve të Euro 2017, por padyshim edhe për prestigjin dhe krenarinë. Një përballje me Greqinë gjeneron gjithmonë motivim ekstra dhe shumë nga të besuarit e trajnerit Reedi Jupi do të kenë sot shansin për të treguar potencialin e tyre edhe si kandidatë për Kombëtaren A.

Padyshim që në gjirin e shpresave sot ka shumë kualitet me Milot Rashicën, Rey Manajn apo Rrahmanin që janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre dhe përballë helenëve Shqipëria e 21 vjecarëve pritet të pëvrvijohet me një formacion luftarak e sulmues duke zbritur në fushë vetëm për fitoren.

Në vijën e parë përvijohen një trehdëmbësh sulmues që premton shkëndija me sulmuesin e Interit Manaj në qendër dhe Rashicën shpërthyes e Lidiron Latifin nga krahët, më i tërhequr pas tyre Endri Cekici një tjetër i ri që po bën mjaft mirë në kampionatin kroat ndërsa mbrojtja përvijohet me Rrahmanin e Prengën në qendër para Strakoshës së ri. Emra sugjestionues që do tju duhet të përmbushin pritshmëritë në fushë në një ndeshje të ndier, ku padyshim do të kenë nevojë edhe për mbështetjen e spektatorëve.

Në Elbasan Arena cmimet e biletave janë të papërfillshme për një Shqipëri-Greqi, ku natyrisht tejet e rëndësishme do të jetë edhe oshëtima kuqezi në shkallët e stadiumit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies