Fillimi ReflektimPlazhet e ideuara nga Gruevksi 6 vjet më pas: asgjë veç një ëndrre

Plazhet e ideuara nga Gruevksi 6 vjet më pas: asgjë veç një ëndrre

nga Shekulli Agency

kot-655Ka rezultuar nëj dështim spektakolar ai i një projekti të qeverisë së Shkupit nën drejtimin e Gruevskit, për të ndërtuar plazhe publike në anë lumit Vardar, ngjashëm me ato të Senës në Paris a ndonjë kryeqyteti tjetër të botës.

ep

Projekti nisi 6 vjet më parë dhe në të u derdhën plot 15 milion denarë.

Por vit pas viti, u pa se ndryshe nga qendrë me statuja antike, plazhet ishin një iluzion i kotë.

Askush nuk u tundua që të shkojë e të marrë reze anës Vardarit, edhe për shkak të ujit të pisët.

Tek shqiptarët aq më pak, të cilët preferojnë plazhet e Shqipërisë, sado larg të jenë, edhe për arsye patriotike; por dhe vetë maqedonasit, e kanë “dënuar” veten që të rendin drejt plazheve të jugut të Shqipërisë, sidomos Ksamilit, pa pranuar të llokoçiten në ujrat e Vardarit.

E tashmë, na vend të plazheve alla Gruevski, tashmë aty ka grumbuj mbeturinash.

/tesheshi.com/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies